Menu

7 Arte shpallë dy vende të lira pune

Pozita: Asistent/e Administrate

Lokacioni: Mitrovicë

Lloji i kontratës: Me orar të plotë

Kohëzgjatja: 12 muaj (me mundësi vazhdimi)

Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv

7 Arte është organizatë jo-qeveritare kulturore, e cila mbështetë artistët e rinjë, si dhe promovon e zhvillon kulturë të përbashkët Evropiane. 7Arte synon që përmes artit dhe kulturës, si forca shtytëse, të krijojë një regjion gjithëpërfshirës, paqësorë dhe të qëndrueshëm.

Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe realizimit të suksesshëm të programit, 7Arte shpallë konkurs për vend të lirë pune, për të gjithë kandidatët e interesuar për t`iu bashkuar një ekipi dinamik dhe me shumë potencial, të orientuar në zhvillimin e sektorit të skenës së pavarur kulturore , artit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Mitrovicë dhe më gjerë.

DETYRAT DHE PËRSHKRIMI:

  • Mbledh informatat ditore/periodike që kanë të bëjnë me aktivitetet
  • Ndërlidhet sipas nevojës me anëtarët e tjerë kyq të menaxhmentit për kryerjen e detyrave të caktuara;
  • Mbështet aspektet administrative, organizative dhe logjistike të aktiviteteve te planifikuara e sipas programit.
  • Mbështet me rimbursimin e kostove të udhëtimit, regjistrimin e pjesëmarrësve, çështjet logjistike, etj.
  • Organizon udhëtimin dhe akomodimin e kontraktuarëve dhe ekspertëve që vijnë sipas kërkesës dhe projekteve.
  • Pranon vizitorët sipas agjendës për menaxhmentin e organizatës si dhe vepron si pikë kontakti për klientët e brendshëm dhe të jashtëm;
  • Menaxhimin dhe monitorimin e kontratave sipas komponentit në përputhje me proceset dhe rregullat e organizatës
  • Siguron plotësinë dhe përditësimin e listës së inventarit
  • Bënë vlerësimin dhe monitorim p.sh., kontratat e shërbimeve, marrëveshjet e financimit, pershtypjet e përfituesëve, etj.
  • Regjistron dokumentet në dosjet e referencës në përputhje me rregullat e organizatës dhe kujdeset për përditësimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Mirëmban shkresat dhe furnizimet adekuate për organizatën;
  • Mban evidencë të udhëtimeve, planifikimin, rezervimeve dhe të ngjajshme;
  • Merr pjesë në takimet e caktuara të stafit dhe palëve duke mbajtur procesverbal;
  • Arkivon dhe fajlloj dokumentet e nevojshme si dhe të protokolon të njejtat përmes arkivës së organizatës;
  • Kujdeset të respektoj terminet kohore të planifikuara si dhe ndihmon në përgatitjen e raporteve periodike apo përfundimtare;
  • Siguron të gjitha veprimet në pajtim me rregulloret e organizatës dhe konform ligjeve në fuqi;
  • Kryen dhe pune të tjera sipas kërkesës së organizatës;

AFTËSITË/KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Financë, Kontabilitet, Menaxhim apo ndonjë fushë të ngjashme.
  • Menaxhimi i proceseve dhe zgjidhja e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe aftësi për të caktuar përparësi në punë
  • Njohja bazike e programeve softwerike dhe Microsoft Office;
  • Njohuri te shkelqyer te gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur
  • Përvoja e punës me OJQ është një aset;
  • E/I organizuar mirë dhe e/i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të gjithë kandidatët e interesuar, për të aplikuar, duhet të dërgojnë CV dhe letrën motivuese, në email adresën [email protected], me subjekt “Asistent/e Administrate- Aplikacion” deri me datën 31.12.2021  

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur!

………………………………………………………………………………………

Pozita: Koordinator Projekti

Lokacioni: Mitrovicë

Lloji i kontratës: Me orar të plotë

Kohëzgjatja: 4 muaj (me mundësi vazhdimi)

Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv

7 Arte është organizatë jo-qeveritare kulturore, e cila mbështetë artistët e rinjë, si dhe promovon e zhvillon kulturë të përbashkët Evropiane. 7Arte synon që përmes artit dhe kulturës, si forca shtytëse, të krijojë një regjion gjithëpërfshirës, paqësorë dhe të qëndrueshëm.

Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe realizimit të projektit ”Rinia për Trashëgiminë”, 7Arte shpallë konkurs për vend të lirë pune, për të gjithë kandidatët e interesuar për t`iu bashkuar një ekipi dinamik dhe me shumë potencial, të orientuar në zhvillimin e sektorit të skenës së pavarur kulturore , artit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Mitrovicë dhe më gjerë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Implemenimi i aktiviteteve të projektit, në bazë të planit të paraparë në projekt.
  • Organizon planifikimin e duhur, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit.
  • Arritja e objektivave në raport të njejtë me parimet e organizatës dhe donatorit
  • Koordinon takimet ashtu siç parashihet në marrëveshje
  • Monitoron të tërë procesin, përfshirë progresin e projektit apo ngecjet potenciale
  • Ofron ekspertizën e tij/saj në mbarëvajtjen e procesit dhe hulumton tema që lidhen me misionin e organizatës.
  • Mbanë raporte profesionale me të gjitha palët e përfshira në realizimin e projektit
  • Raporton tek organet përkatëse për menaxhim dhe zhvillim të aktiviteteve
  • Përgatit raportet narrative sipas kërkesave të donatorëve brenda afateve të paracaktuara;
  • Shkruan dhe përgatitë tekste relevante në dobi të promovimit dhe komunikimit me audiencën.
  • Punon me ekipin dhe është i gatshëm për vet-iniciativë

KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë profesionale në Organizata apo kompani me fushë të njejtë veprimi minimum 2 vite.
  • Njohuri e gjuhës shqipe dhe angleze (në të folur, shkruar, kuptuar); (e detyrueshme)
  • Njohje e funksionimit të sektorit të organizatave jo-qeveritare (e parapëlqyer)
  • Gatishmëri për vendimmarrje dhe përgjegjësi
  • Shkathtësi të dëshmuara organizative, rrjetëzim dhe komunikim
  • Njohuri të shkëlqyeshme të paketës Office dhe programeve tjera menaxhuese
  • Gatishmëri të punojë nën presionin e afateve, nën mbikqyrje dhe e/i pavarur.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të gjithë kandidatët e interesuar, për të aplikuar, duhet të dërgojnë CV dhe letrën motivuese, në email adresën [email protected], me subjekt “Koordinator/e Projekti- Aplikacion” deri me datën 31.12.2021  

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur!

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP