Menu

7Arte drejt institucionalizimit të mëtejm

Organizata joqeveritare 7Arte, vazhdon me projektin e ri. Kësaj radhe projekti “Zhvillimi i Strategjisë së 7Arte”, ngërthen në vete një dimension të forcimit si institucion kredibil në shoqërinë civile kosovare.

Qëllimi i këtij projekti është: Shoqëri mirë e informuar dhe demokratike, si dhe krijimi i hapësirës dhe mundësisë për artistët kosovarë që të zhvillojnë dhe promovojnë artin dhe kulturën.

Rezultatet e pritura për realizimin e këtij projekti një vjeçar janë:

  • Partneritet i qëndrueshëm në mes institucioneve publike (Komunës së Mitrovicës) dhe shoqërisë civile në fushën e artit dhe kulturës, tashmë i krijuar.
  • Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje në fushën e artit dhe kulturës.
  • Kapacitete insititucionale të ngritura drejt qëndrueshmërisë së organizatës.
  • Kapacitete të përmirësuara për menaxhim financiar.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP