Eng below
7Arte mbështetet nga programi EJA
7Arte është njëra nga organizatat që kanë përfituar grant institucional nga programi EJA Kosovë.
EJA Kosovë është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Organizata 7Arte synon të zbatoj strategjinë e saj, duke forcuar kapacitetet e brendshme organizative, me qëllim që të zëri i qytetarëve të transmetohet në proceset vendimmarrëse që kanë të bëjnë me zhvillimin e politikave kulturore, si dhe fuqizimin e rinisë dhe shtresave të margjinalizuara.
7Arte ka për qëllim të fuqizoj artet dhe kulturën si një forcë drejt krijimit të një regjioni gjithëpërfshirës, paqësor dhe të qëndrueshëm, duke fuqizuar tri shtylla kyqe si:
- Mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore -artistike, si dhe trashëgimisë kulturore.
- Fuqizimin e të rinjve të rajonit të Mitrovicës, si dhe
- Promovimin e qëndrueshmerisë së rajonit të Mitrovicës.
Andaj, disa nga rezultatet e pritura nga ky program ndërlidhen me avokimin dhe asistimin në hartimin e politikave lokale nga fusha e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe rinisë në komunën e Mitrovicës Jugore; fuqizimin e të rinjve dhe grupeve te margjinalizuara të Mitrovicës me rrethinë, duke u ofruar hapësirë dhe mbështetjen teknike e profesionale; promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe adresimi i çështjeve mjedisore, përmes aktiviteteve kulturore-artistike, si dhe ngritjen e kapaciteteve të brendshme organizative e të transparencës.
7Arte përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
7Arte is supported by EJA program
7Arte is one of the organizations that have received institutional grants from EJA Kosovo program.
EJA Kosovo is a KCSF program that supports civil society initiatives through grants and capacity building with the overall aim of contributing to a democratic and inclusive society in Kosovo on its path to European Union integration.
7Arte aims to implement its strategy, strengthening internal organizational capacities, in order to transmit the voice of citizens in decision-making processes related to the development of cultural policies, as well as the empowerment of youth and marginalized groups.
7Arte aims to strengthen the arts and culture as a force towards the creation of an inclusive, peaceful and sustainable region, by strengthening three key pillars such as:
- Protection and promotion of cultural-artistic values, as well as cultural heritage.
- Empowerment of young people in the Mitrovica region, as well
- Promoting the sustainability of the Mitrovica region
Therefore, some of the expected results from this program are related to advocacy and assistance in drafting local policies in the field of culture, cultural heritage and youth in the municipality of South Mitrovica; empowerment of young people and marginalized groups of Mitrovica and the surrounding area, providing space, technical and professional support; promoting sustainable development and addressing environmental issues, through cultural and artistic activities, as well as building internal organizational capacity and transparency.
This activity is supported by Kosovar Civil Society Foundation KCSF program ‘EJA Kosovo’, co-financed by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Sweden, and Government of the Grand Duchy of Luxembourg.