Organizata kulturore 7Arte, e cila viteve të fundit po përdorë artin/kulturën si mjet për të ndikuar në vetëdijësimin dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore në Kosovë, me theks të vecantë në regjionin e Mitrovicës, pas implementimit të suksesshëm të projektit “Mitrovica vepron gjelbër” është ftuar të marrë pjesë në kuadër të festivalit global të aktiviteteve kulturore mbi ndryshimet klimatike, i cili po mbahet në Paris.
Në kuadër të ngjarjes ARTCOP21, posaqërisht puntorisë profesionale, nga më shumë se 30 shtete do të mblidhen rreth 150 artistë, profesionistë, shkencëtarë, mendimtarë dhe akterë nga fusha e politikbërjes, do të dialogojnë drejtëpërdrejtë e ndajnë përvojat e tyre duke definuar së bashku se si skena kulturore me aktivitetet e saj do mund të kontribonin në zhvillimin e qëndrueshëm.
Në cilësinë e drejtorit, organizatën 7Arte do ta përfaqësojë Lulzim Hoti, njëherit organizator i Green Fest. 7Arte është antare e rrjetit të organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës “Forumi Kulturor”, rrjet i cili, ndër të tjera po bënë përpjekje të vazhdueshme për zhvillimin e politikave kulturore në vend.