Të rinjtë nga organizata 7Arte morrën pjesë në aktivitetin kulturor “Poscards from nature” implementuar në Shqipëri (Tiranë dhe Peshkopi). Ky projekt adreson të rinjtë e interesuar të rrisin njohuritë e tyre rreth burimeve natyrore dhe rolit të tyre në mjedis, të kontribuojë duke ndarë përvojat e tyre me të tjerët. Në këtë projekt morrën pjesë 25 pjesëmarrës, të rinjë nga 5 organizata dhe shtete si: Shqipëria, Armenia, Republika Çeke, Gjermania, e Kosova.
Për tetë ditë me rradhë pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbejnë dhe ndajnë njohuritë dhe praktikat e tyre më të mira me të tjerët rreth çështjeve mjedisore në shtetet e tyre dhe zgjidhjet potenciale. Në kuadër të këtij programi u organizuan pesë punëtori për formimin e kartolinave nga materiale të recikluara duke përdorur kreativitetin dhe artin. Në fund të programit është bërë ekspozita dhe shpërndarja e kartolinave me komunitetin dhe dizajnimi i projekteve përcjellëse në mënyrë që projekti të jetë më i qëndrueshëm.
Ky projekt është organizuar nga Youth Environment Europe dhe Qendra Eden nga Tirana. 7Arte është anëtare e rrjetit në fjalë që nga viti 2016.