Me rastin e konferencës së 83 “Culture and Sharing Communities”, që u mbajt në qendrën ROJC të qytetit Pula në Kroaci, nga 25 deri 28 Maj 2017, morrën pjesë rreth 250 delegatë të përfaqësuar nga organizata dhe qendra kulturore të vendeve të ndryshme. Këtë konferencë e udhëhoqën rreth 30 ligjerues më përvoja të ndryshme në sferën e kulturës nga Evropa.
Në konferencë u paraqit ndikimi i artit dhe qendrave kulturore në komunitet, se si arti mund të ndikojë tek qytetarët dhe të krijoj komunitete solide dhe demokratike për pjesëmarrje në procese të ndryshme. Temat si: “Kultura e pjesëmarrjes”, “Shkëmbimi i artit dhe kulturës”, “Hapësirat e hapura për shkëmbimin e imagjinatës”, “Praktika e komuniteteve”, ishin të gërshëtuara përmes paneleve dhe punëtorive.
Përvec programit formal u organizuan edhe aktivitete të ndryshme kulturore e artistike për të gjithë pjesëmarrësit, si: Koncert me violinistë të rinj nga grupi “Figaro”, “Brass Band” orkestri i qyetit nga Pula, shfaqje teatrale nga grupi teatral, ekspozitë artistike e 15 artistëve nga qendra ROJC me temën “Diferenca dhe Morali”, si dhe aktivitete tjera.
7Arte si anëtare shoqëruese e rrjetit të qendrave kulturore Trans Europe Halles, u përfaqësua duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave të ndryshme, sfidave dhe ngjajshmërive më pjesëmarrësitë tjerë në këtë konferencë. Si rrjedhojë e kësaj, do të pasojnë rezultate të bashkëpunimit ndërmjet organizatave kulturore nga gadishulli ballkanik, si dhe bashkëpunime të tjera potenciale me vende tjera.
Pjesëmarrjen e organizatës 7Arte në këtë konferencë e mundësoi KCSF (Kosovo Civil Society Fundation), përmes skenës së granteve për përkrahje të organizatave për përfaqësim, të përkrahur nga fondacioni “SIDA” nga Suedia.
“Trans Europe Halles” (TEH) është një rrjet Evropian i qendrave kulturore që ka funksionuar që nga viti 1983, duke argumentuar atëherë për konvertimin e objekteve industriale në qendra të artit, kulturës dhe aktivizmit. TEH sot bashkon 90 qendra multidisiplinare kulturore nga e gjithë Evropa.
photo credits: ROJC , Pula