Eng below:
7Arte përfaqësohet në Kryeqytetin e Gjelbër të Evropës 2022
Sot u mbyll Samiti tre ditor (28-30 Qershor) i të Rinjëve në Grenoble të Francës, ku përfaqësuese të organizatës 7Arte ishin Blerta Breznica dhe Marigona Rexha. Në kuadër të projektit të qyteteve të gjelbra dhe mbi faktin që Grenoble është përzgjedhur Kyeqyteti i Gjelbër i Evropës (Green Capital of Europe) për vitin 2022, organizata YEE (Youth and Environment Europe) organizoi këtë Samit në partneritet me Qytetin e Grenoble, si dhe Presidencën franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i eventit ishte mësimi nga praktikat dhe politikat gjithëpërfshirëse, të gjelbërta, ekonomike dhe të ndërgjegjshme të këtij qyteti për të përmirësuar gjendjen e qyteteve të tjera sot. Pjesëmarrësve u janë ofruar njohuri teorike se si të zbatojnë politika të gjelbra lokale, përmes një qasjeje ndërsektoriale dhe aftësi avokuese për të udhëhequr fushata lokale gjithëpërfshirëse. Duke sjellur kështu kërkesat e të rinjve për ndërtimin e një tranzicioni më ndërsektorial, të drejtë dhe të gjelbër në nivelin më të lartë të vendimmarrjes.
Gjatë këtyre ditëve u mbajtën punëtori mbi tematika të ndryshme; diskutime mes pjesëmarrësve dhe prezentime të mënyrave sesi organizatat pjesëmarrëse kanë trajtuar ato në vendet e tyre; biseda me përfaqësues dhe aktivist lokal e ndërkombëtarë; si dhe me kryetarin e qytetit të Grenoble Éric Piolle.
Në këtë samit kishte rreth 70 përfaqësues nga shumë organizata ndërkombëtare si p.sh: Italia, Spanja, Franca, Portugalia, Gjermania, Suedia, Lituania, Finlanda, Estonia, SHBA, Hungaria, Çekia, Ukraina, Serbia, Rumania, Azerbajxhani, Armenia, Xhorxhia, Britania e Madhe, Belgjika, Holanda etj. Ndër të tjera, 7Arte është anëtare e rrjetit Youth Environment Europe (me bazë në Republikën Çeke) dhe që nga viti 2018 e deri më tani ka deleguar pothuajse dhjetë të rinj jashtë vendit në aktivitete të tilla edukative dhe përfaqësuese.
7Arte is represented in the Green Capital of Europe 2022
Today was finalized the three-day Summit (June 28-30) of the Youth in Grenoble, France, where representatives of the organization 7Arte were Blerta Breznica and Marigona Rexha. As part of the Green Cities project and the fact that Grenoble has been selected as the Green Capital of Europe for 2022, the organization YEE (Youth and Environment Europe) organized this Summit in partnership with the City of Grenoble, as well as The French Presidency of the Council of the European Union.
The purpose of the event was to learn from the comprehensive, green, economic and conscious practices and policies of this city to improve the situation of other cities today. Participants were provided with theoretical knowledge on how to implement local green policies, through a cross-sectoral approach and advocacy skills to lead inclusive local campaigns. Thus bringing the demands of young people to build a more intersectoral, fair and green transition to the highest level of decision-making.
During these days workshops were held on various topics; discussions between participants and presentations of how participating organizations have treated them in their countries; conversations with local and international representatives and activists; as well as with Grenoble Mayor Éric Piolle.
In this summit, there were about 70 representatives from many international organizations such as: Italy, Spain, France, Portugal, Germany, Sweden, Lithuania, Finland, Estonia, USA, Hungary, Czech Republic, Ukraine, Serbia, Romania, Azerbaijan, Armenia, Georgia, Great Britain, Belgium, the Netherlands, etc. Among others, 7Arte is a member of the Youth Environment Europe network (based in the Czech Republic) and since 2018 until now has delegated abroad about ten young people in such educational and representative activities.