Menu

Në Mitrovicë hapet Këndi Kreativ

“Këndi  kreativ 7Arte” është një kafe-librari në katin e 6-të në objektin e ish-OSBE-së në Mitrovicë. “Këndi  kreativ ” është në zemër të qytetit të Mitrovicës dhe udhëhiqet nga organizata jo-fitimprurëse kulturore 7arte. Ky është një vend-takim i hapur për të rinjtë të cilët mund të diskutojnë dhe të zhvillojnë idetë e tyre të reja në mënyrë që të bëjnë ndryshime pozitive në shoqëri, si në nivel lokal dhe atë global.

“Këndi Kreativ” është një hapësirë 120 metra katrore me tarracë, e dizejnuar për të sjellë së bashku të rinjtë të cilët mund të shprehin idetë dhe talentet e tyre. Në “KK” do të organizohen diskutime grupore, shfaqje të filmave, leksione, netë poetike, ekspozita të artistëve vendas, performime muzikore, ekspozita arti dhe po ashtu do iu jipet në shfrytëzim për ngjarje të vogla kulturore.Që prej dy vjetësh, 7arte në bashkëpunim me “Blackbirds Library” kanë operuar me bibliotekën me më shumë se 600 libra në shumë gjuhë, bibliotekë e cila do të jetë në dispozicion të mysafirëve në “KK”. Njëherit, Ambasada Franceze do të dhurojë për “Këndin Kreativ” një numër të konsiderueshëm të librave në gjuhën frënge.

Qendra “KK” do të lejojë që vizitorët të reflektojnë dhe të jenë të frymëzuar me ide kreative, ndërsa  nga ana tjetër stafi nga “7arte” do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë projekt propozimet e tyre. “Këndi Kreativ” përpiqet të paraqesë veprat e fundit të cilat reflektojnë një shumëllojshmëri të zhvillimeve artistike që ndodhin në vend, si dhe në shkallë kombëtare.

“KK” do të jetë i hapur për publikun duke filluar nga e shtuna 8 tetor 2011, si dhe ditëve tjera nga e hëna deri të shtunën me orar nga: 10:00-10:00

This project is supported by: Mitrovica Municipality, UNICEF-Innovation Lab Kosovo, NGO “PEN”, Blackbirds Library, French Embassy, and Liburnia“Këndi  kreativ 7Arte” është një kafe-librari në katin e 6-të në objektin e ish-OSBE-së në Mitrovicë. “Këndi  kreativ ” është në zemër të qytetit të Mitrovicës dhe udhëhiqet nga organizata jo-fitimprurëse kulturore 7arte. Ky është një vend-takim i hapur për të rinjtë të cilët mund të diskutojnë dhe të zhvillojnë idetë e tyre të reja në mënyrë që të bëjnë ndryshime pozitive në shoqëri, si në nivel lokal dhe atë global.

“Këndi Kreativ” është një hapësirë 120 metra katrore me tarracë, e dizejnuar për të sjellë së bashku të rinjtë të cilët mund të shprehin idetë dhe talentet e tyre. Në “KK” do të organizohen diskutime grupore, shfaqje të filmave, leksione, netë poetike, ekspozita të artistëve vendas, performime muzikore, ekspozita arti dhe po ashtu do iu jipet në shfrytëzim për ngjarje të vogla kulturore.Që prej dy vjetësh, 7arte në bashkëpunim me “Blackbirds Library” kanë operuar me bibliotekën me më shumë se 600 libra në shumë gjuhë, bibliotekë e cila do të jetë në dispozicion të mysafirëve në “KK”. Njëherit, Ambasada Franceze do të dhurojë për “Këndin Kreativ” një numër të konsiderueshëm të librave në gjuhën frënge.

Qendra “KK” do të lejojë që vizitorët të reflektojnë dhe të jenë të frymëzuar me ide kreative, ndërsa  nga ana tjetër stafi nga “7arte” do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë projekt propozimet e tyre. “Këndi Kreativ” përpiqet të paraqesë veprat e fundit të cilat reflektojnë një shumëllojshmëri të zhvillimeve artistike që ndodhin në vend, si dhe në shkallë kombëtare.

“KK” do të jetë i hapur për publikun duke filluar nga e shtuna 8 tetor 2011, si dhe ditëve tjera nga e hëna deri të shtunën me orar nga: 10:00-10:00

This project is supported by: Mitrovica Municipality, UNICEF-Innovation Lab Kosovo, NGO “PEN”, Blackbirds Library, French Embassy, and Liburnia

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP