Në ambinetet e sallës Orion, në Prishtinë u bë ndarja e tre vendeve të para, të përzgjudhura si më të mirat për edicionin e parë të konkursit Art përmes Riciklimit, i pari i këtij lloji në nivel të Kosovës. “Art përmes Riciklimit” iu dedikua artistëve, iniciativave qytetare e ndërmarrësve të cilët kanë përdorur materiale të riciklueshme apo gjësende të papërdorshme me tutje, për të krijuar punime artistike apo produkte tjera dekorative të dobishme për shoqërinë.
Komisioni vlerësues në përbërje të: Sadije Suhodolli (artiste), Arif Muharremi (gazetar, aktivist nga SHC) e Edona Bajcinca (ndërmarrëse) shpalli fitues tri punimet më të mira nga edicioni i vitit 2015. Nga gjithesej 24 punime konkuruese, tre punimet më të vlerësuara janë: “Simfonia e një qyteti të heshtur” me autore Albulena Latifi e cila kishte shfrytezuar pjesë të kompjutorëve të prishur për të nxjerrë një maketë të një qyteti të braktisur. “Qaforje nga bakri” me autore Remzije Januzi, ku baza e qafores është e punuar nga teli i bakrit i cili më herët ka qenë i përdorur në pajisje të ndryshme teknike, si dhe “Bredhi i vitit të ri” nga Qendra Rinore Publike-Skenderaj, i cili është punuar nga një grup të rinjsh duke shfrytëzuar 1380 shishe të plastikës.
“Art përmes reciklimit” synon të shëndrrohet në një konkurs tradicional, i cili do të promovon industrinë kreative dhe dobitë mjedisore që sjellin këto inovacione në shoqëri. Projekti qe mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, ndërsa është implementuar nga organizata kulturore 7Arte.