Menu

Kultura si shtyllë e veçantë e zhvillimit të qëndrueshëm

OJQ 7Arte organizoi debatin ‘Kultura si shtyllë e veçantë e zhvillimit të qëndrueshëm’ i cili u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit mitrovicas drejt hartimit të Planit Zhvillimor Komunal”. Projekti synon të rrisë rolin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse drejt hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Panelistët e debati ishin:
– Rrezarta Loxha Vitaku, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore,
– Sami Zeka, Drejtoria për Planifikimit dhe Urbanizëm.
– Fidan Ademi, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Pas diskutimeve të shumëta që përbëheshin kryesisht nga problemet e gjendjes së kulturës në Mitrovicë, rrjedhën këto rekomandime:
• Krijimi i një baze më të mirë financiare për kulturën;
• Kultura të zë një vend meritor në Planin Zhvillimor Komunal;
• Fuqizimi më i madh i bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim të përmirësimit të gjendjes së kulturës;

Ky projekt është financuar nga BE-ja i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP