Menu

Prezantohen rekomandimet e qytetarëve ndaj qeverisjes lokale

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u bë prezantimi i rekomadimeve nga projekti “Fuqizimi i komunitetit mitrovicas drejt hartimit të Planit Zhvillimor Komunal” si aktivitet përmbyllës i këtij projekti.

Kjo konferencë u realizua me qëllim të nxit diskutim të hapur në lidhje me rëndësinë e kulturës si shtyllë e veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Mitrovicës dhe rekomandimet që kanë dalur nga punëtoritë, fokus grupet dhe debatet e ralizuara me grupe të ndryshme të interesit.

E gjithë kjo punë nuk do të ishte e mundur të realizohet pa përkrahjen e institucioneve dhe partnerëve që bashkëpunuan: Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm -Komuna e Mitrovicës, UN HABITAT, Fasilitatorëve (lehtësuesëve) të punëtorive dhe fokus grupeve: znj. Klodeta Krasniqi (UN Habitat), znj. Florije Ademi (Gazetare), z. Arif Kadriu (Caritas Kosova), të giithë kontribuesve/pjesëmarrësve në aktivitetet e projektit, si dhe restaurant “Vapiano” – pronar z. Arian Syla, për bashkëpunimin rreth shfrytëzimit të hapësirave të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të projektit.

Gjeni të bashkangjitur raportin me rekomandimet e nxjerra nga qytetarët.

Ky projekt/program është financuar nga BE-ja i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP