Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi njëzëri Strategjinë për Kulturë e Turizëm 2018-2022. Strategjia për Kulturë e Turizëm ishte inicuar qysh para dy viteve, menjëherë pas marrëveshjes së arritur në mes organizatës kulturore 7Arte dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Mitrovicë.
Përgjatë 12 muajve organizata 7Arte si dhe stafi i DKRS’së kanë organizuar dhjetëra punëtori, fokus grupe e debate publike nga edhe janë përfshirë ide e rekomandime nga më shumë se 200 qytetarë. Si rezultat i tyre janë nxjerrë katër objektiva kryesore me veprime përcjellëse të cilat do duhet zbatuar gjatë katër viteve në vijim. Kjo strategji do të nxisë bashkëpunimin në mes institucioneve lokale me shoqërinë civile drejt ndërtimit të partneritetit për zhvillimin e jetës kulturore e ekonomike të qytetit me rrethinë.
7Arte falenderon të gjithë bashkëpuntorët si dhe shpreson se kjo strategji do shërbej si udhërrëfyes për zhvillimin e një shoqërie të hapur e demokratike si dhe do ndikoj në mirëqenjen e qytetarëve të regjionit të Mitrovicës.
_________
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).