7 Arte si organizatore e festivalit tashmë tradicional “Green Fest” ka gjetur mbështetjen për përgaditjen paraprake të edicionit të rradhës, gjegjësisht edicionit të nëntë. Ditë më parë 7 Arte ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Balkan Green Foundation, me qëllim të përgaditjeve paraprake për festivalin në fjalë. Kjo nënkupton organizimin paraprak të “Green Talks” si dhe aksioneve ambientaliste. Ndër të tjera, 7 Arte do të përgadisë edhe Planin strategjik të promocionit/marketingut, gjë që do shërbej për hapat e mëtejshëm. Kjo është mbështetja e parë e këtij lloji që do të sigurojë përgaditje paraprake të festivalit. Në ditët në vijim do njoftojmë qytetarët mbi aktivitetet e parapara dhe mbështetura nga Balkan Green Foundation.
Ky projekt është mbështetur në kuadër të skemës së granteve “Empower– Engage– Build Ownership”, që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe implementuar nga Fondacioni i Gjelbër i Ballkanit (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).