Nën udhëheqjen e artistes Rienke Enghardt nga organizata Hope Box – Amsterdam, në hapësirat e 7Arte u organizua dialogu artistik për problemet mjedisore që kërcënojnë vendin si dhe gjithë globin.
Të rinjtë shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me çështjet mjedisore, me ç’rast u ngritën çështje të ndryshme si dhe u dhanë ide të ndryshme kreative se si t’i përçojnë këto çështje në forma më kreative që do përdoren si,fluturake ereje dhe si dekore për skenën.
Mimoza Istrefi, fasilitatore e takimit para të pranishmëve shtroi çështjet mjedisore që e kërcënojnë Kosovën dhe qytetin e Mitrovicës, duke filluar nga prania e lartë e dioksidit të karbonit nga shfrytëzimi i thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike. Në anën tjetër në qytetin e Mitrovicës, ka probleme si deponia e mbeturinave në Gërmovë të Koshtovës dhe niveli i lartë i plumbit në ajër si rezultat i mbetjeve industriale.
Artistja Fio Silva punoi një mural, enkas për nënën natyrë, duke e shenjëzuar Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica”. Nata e djeshme gjithashtu bëri edhe përmbylljen e aktiviteteve të ndryshme që organizohen në kuader te Festivalit Green.
Murals and films for Mother Nature
Under the guidance of artist Rienke Enghardt from the Hope Box – Amsterdam organization, art space dialog was organized at 7Arte space for environmental issues that threaten the country as well as the whole globe.
The youth expressed their concerns about environmental issues, which raised various issues and gave different creative ideas about how to convey these issues in more creative ways that would be used as kites and scene decorations.
Mimoza Istrefi, a facilitator of the meeting in front of the audience, posed environmental issues that threaten Kosovo and the city of Mitrovica, ranging from the high presence of carbon dioxide from the use of coal for the production of electricity. On the other hand, in the city of Mitrovica, there are problems like waste landfill at Gërmovë in Katoshtova and high level of lead in the air as a result of industrial waste.
Artist Fio Silva worked a mural, specially for the Mother Nature, marking the Cultural Center “Rexhep Mitrovica”. Yesterday evening also made the closing of various activities organized within the framework of Green Festival.