Menu

“Ferdonija” shtangë audiencën mitrovicase

Mbrëmë në hapësirat e 7 Arte u shfaqë filmi dokumentar “Ferdonija” në kuadër të Green Fest 9. Ishin të pamjaftueshme ulëset e parapara për audiencën në natën e tretë të kinemasë së hapur, ku i pranishëm ishte edhe autori i filmit Gazmend Bajri.

“Ferdonija” ndjek historinë e gruas nga Gjakova me të njëjtin emër, e cila gjatë luftës ka humbur të gjithë pjestarët e familjes dhe tashmë pas një dekade ende nuk ka asnjë lajm për ta dhe për rrethanat e zhdukjes apo vrasjes së tyre. I xhiruar përgjatë dy viteve, ky dokumentar rrëfen vuajtjet shpirtërore, sfidat e përditshme, stigmën dhe trysninë sociale që kjo grua përjeton, si dhe përpiqet të hedhë dritë mbi pasojat që historia ka lënë tek të mbijetuarit e saj.

Sipas autorit ky film iu ka dedikuar paqes dhe se këshilloi që të dokumentohen sa më shumë rrëfime nga e kaluara jonë e hidhur.

Ky është edicioni i njëmbëdhjetë i kinemasë së hapur verore në Mitrovicë, ndërkaq organizatorët kanë paraparë që filma të tjerë të prodhuar në Kosovë të shfaqen gjatë këtij viti

“Ferdonija” astounds Mitrovica’s audience.

Last night in the space of 7 Art, the film documentary “Ferdonija” was featured within the framework of Green Fest 9. There were insufficient seats for the audience on the third night of open cinema, where the author of the film Gazmend Bajri was also present.

Ferdonija” follows the story of the woman from Gjakova with the same name, which during the war lost all the family members and after a decade there is still no news for them and about the circumstances of their disappearance or murder. Filmed over the course of two years, this documentary recounts the spiritual sorrows, the daily challenges, the stigma and the social pressure that this woman experiences, and tries to shed light on the consequences that history has left to her survivors.
According to the author, this film was dedicated to peace and advised to document as many confessions from our bitter past.

This is the eleventh edition of summer open cinema in Mitrovica, while organizers have foreseen that other films produced in Kosovo will be screening this year.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP