Menu

“Le të flasim për qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike”

Eng below

Le të flasim për qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike 

Drejtori i 7Arte z.Lulzim Hoti, mori pjesë si panelist në temën “Le të flasim për qëndrueshmërinë dhe ngrohjen globale”, e cila u organizua mbrëmë në hapësirat e ICK-së (Innovation Center Kosovo). 

Në këtë panel disukutimi morën pjesë edhe znj.Barrie Freeman – Zëvendës Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe znj.Egzona Shala – Drejtoreshë në EcoZ, ndërkaq aktiviteti u organizua dhe njëherit moderua nga z.Elion Kollçaku.  

Panelistët ndan përvojat e tyre pozitive, si dhe shprehën shqetësimet lidhur me zhvillimet e ngadalshme në ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe vendimmarrësve, për të pasur kujdes më të shtuar drejt mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimit të praktikave më efikase e të shëndetshme.  

Z.Hoti ndau përvojat e organizatës 7Arte, me theks të veçantë përfshirjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm / SDG në programin vjetor të Green Festival, duke theksuar disa prej sukseseve të arrira gjatë edicionit të sivjetmë, ku i gjithë programi edukativ e argëtues qe kuruar nën temën “Ndrite qytetin”.

Diskutimi ishte i hapur edhe për audiencën, me ç’rast panelistët u përgjigjën në pyetjet më me interes për të pranishmit. 

Ky aktivitet u mbështet nga JEF Europe. 

Let’s talk about sustainability and climate change

The Director of 7Arte, Mr. Lulzim Hoti, participated as a panelist on the topic “Let’s talk about sustainability and global warming”, which was organized last night at the premises of ICK (Innovation Center Kosovo).

In this discussion panel also participated Ms. Barrie Freeman – Deputy Special Representative of the Secretary-General of the United Nations (UNMIK), as well as Ms. Egzona Shala – Director of EcoZ, while the event was organized and moderated by Mr. Elion Kollçaku .

The panelists shared their positive experiences and expressed concern with the slow developments in the awareness of society and decision makers to take extra care towards environmental protection and implementation of more efficient and healthy practices.

Mr. Hoti shared the experiences of the 7Arte organization, with special emphasis on the inclusion of sustainable development objectives / SDGs in the annual Green Festival program, highlighting some of the successes achieved during this year’s edition, where the entire educational and entertainment program was curated under the topic “Enlighten the city”.

The discussion was also open to the audience, where the panelists answered the most interesting questions for the audience.

This activity was supported by JEF Europe.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP