Menu

Thirrje për koordinator për vullnetarë

Pozita: Koordinator Vullnetarësh 

Vendndodhja: Mitrovicë
Kohëzgjatja: 10.08.2024-10.09.2024
Afati i Aplikimit: 07.08.2024

Rreth Green Fest:

Mitrovica Green Fest filloi si një ide e vogël mes një grupi miqsh të cilët ishin të pasionuar për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore në rajonin e Mitrovicës. Ne mendojmë se kultura dhe arti mund të jenë një medium i fuqishëm për edukimin dhe frymëzimin e individëve, komuniteteve dhe shoqërive për të ndërmarrë veprime kundër ndryshimeve klimatike dhe për të punuar drejt një të ardhme më të qëndrueshme.Green Fest është një ngjarje vjetore e dedikuar për promovimin e qëndrueshmërisë dhe jetës miqësore me mjedisin. Festivali i këtij viti do të përfshijë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë punëtori, ekspozita dhe pastrime komunitare, të cilat kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore dhe inkurajimin e praktikave të qëndrueshme.

Pëshkrimi i pozitës:

Green Fest është në kërkim të një Koordinatori/e Vullnetarësh dinamik/e dhe i/e organizuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Koordinatori/ja i/e Vullnetarëve do të jetë përgjegjës/e për rekrutimin, trajnimin dhe menaxhimin e vullnetarëve për të siguruar realizimin e suksesshëm të festivalit.

Përgjegjësitë kryesore:

Rekrutimi: Zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie rekrutimi për vullnetarët, përfshirë kontaktin me komunitetet lokale, shkollat dhe organizatat.
Planifikimi i orarit: Krijimi dhe menaxhimi i orareve të vullnetarëve për të siguruar që të gjitha aktivitetet e ngjarjes janë të mbuluara.
Mbikëqyrja: Mbikëqyrja e vullnetarëve gjatë ngjarjes, ju duke ofruar mbështetje dhe adresuar çdo çështje ose shqetësimi që kanë.
Komunikimi: Mbajtja e komunikimit të rregullt me vullnetarët, duke i mbajtur të informuar për ngjarjet dhe përgjegjësitë e tyre.

Kualifikimet:

– Përvojë e mëparshme në koordinimin e vullnetarëve ose menaxhimin e ngjarjeve është e preferuar.
– Aftësi të forta organizative dhe udhëheqëse.
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
– Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis të shpejtë.
– Njohuri në Microsoft Office dhe/ose softuer tjetër relevant.

Si të aplikoni?
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] deri më 07.08.2024

Për më shumë informacion rreth kësaj pozite, ju lutem kontaktoni:

Ardiana Koliqi Metrama, Menaxhere e financave dhe resureseve humane
[email protected]
038-748-864

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP