Menu

Aplikim për punë

Pozita: Menaxher/e Projekti

Kohëzgjatja: 6 muaj (me mundësi vazhdimi)

Afati i aplikimit: 01.07.2022

Lokacioni: Mitrovicë

Lloji i Kontratës: Me orar të plotë

Raporton: tek Drejtori Ekzekutiv


7 Arte është organizatë jo-qeveritare kulturore, e cila mbështetë artistët e rinjë si dhe promovon e zhvillon kulturë të përbashkët Evropiane. 7Arte synon që përmes artit dhe kulturës, si forca shtytëse, të krijojë një regjion gjithpërfshirës, paqësorë dhe të qëndrueshëm.

Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe realizimit të programeve kulturore, 7arte shpallë konkurs për vend të lire pune, për të gjithë kandidatët e interesuar për t`iu bashkuar një ekipi dinamik dhe me shumë potencial, të orientuar në përmirësimin e kulturës, artit dhe përditshmërisë së të rinjëve në Mitrovicë dhe regjion.

PËRGJEGJËSITË/DETYRAT:

– Menaxhimi i përditshëm i përgjegjësive dhe detyrave që ndëlidhen me projektin;

– Koordinimi, planifikimi dhe ndarja e detyrave brenda ekipit;

– Mbikëqyrë dhe planifikon shpenzimet financiare të projektit;

– Organizon dhe kontribuon në zhvillimin e aktiviteteve, produkteve dhe eventeve të projektit;

– Zhvillon takime me bashkëpunëtorë/e dhe përfitues/e të projektit;

– Kryen detyra administrative dhe logjistike;

– Kryen detyra të tjera sipas nevojave të projektit dhe organizatës.

KUALIFIKIMET E PREFERUESHME:

– Përvojë pune (3 e më shumë vite) në organizatat e shoqërisë civile dhe/apo organizatat dhe institucionet që ndërlidhen në fushën e kulturës;

– Përvojë pune në menaxhim të projekteve dhe hulumtimeve në sferat shoqërore;

– Përparësi kanë të diplomuarit/at në drejtimet që ndërlidhen me shkencat shoqërore;

– Njeh mirë gjuhën shqipe dhe angleze (në të folur dhe shkruar);

– Njeh mirë paketën Office (word, excel dhe power point);

PROCEDURA E APLIKIMIT:

~ Dërgone CV-në tuaj në email-adresën:  [email protected] deri me datën 01.07.2022

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP