Menu

Debat publik “Pronat e paluajtshme të Komunës së Mitrovicës”

I/E nderuar,

Në emër të organizatës 7Arte, me kënaqësi ju ftojmë që të merrni pjesë në debatin ‘Pronat e Paluajtshme të Komunës së Mitrovicës – Sfidë apo Mundësi për Organizatat e Shoqërisë Civile’

Debati do të mbahet në kuadër të projektit  Zhvillimi i strategjisë së 7 Arte, qëllimi i të cilit është “Shoqëri mirë e informuar dhe demokratike, si dhe krijimi i hapësires dhe mundesisë për artistët Kosovarë që të zhvillojnë dhe promovojnë artin dhe kulturen”.

Debati ka për qëllim të nxisë diskutim të hapur mbi pronat e paluajtshme të Komunës së Mitrovicës si dhe mbi Projekt-ligjin për dhënjen në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, i cili tashmë është në fazën e diskututimit publik.

Duke marrë parasysh kontributin tuaj mbi çështjen e lartpërmendur, pjesëmarrja juaj do të ndikonte pozitivisht drejt zhvillimeve të mëtutjeshme në këtë fushë.

 

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP