Projekti “E ardhme më e sigurtë për të rinjtë e Mitrovicës” kishte për qëllim të nxiste një mirëkuptim të ndërsjellë midis etnive të ndryshme, nëpërmjet zhvillimit shoqëror, duke përfshirë aktivitete kulturore dhe krijuese, si punëtori për teatër, pikturë dhe fotografi, si dhe ligjërata për sigurinë. Gjatë periudhës dy mujore të zbatimit, 7 Arte në bashkëpunim me OJQ LINK realizoi këto aktivitete:
Ligjeratat e Policisë së Kosovës
Kurset e trajnimit:
– Art & Make up
– Fotografi dhe editim
– Vallëzim dhe Teatër
Gjaë kësaj kohe të rinjtë pjesëmarrës patën rastin të vizitojnë institucione trashëgimisë kulturore si dhe insitucione të sigurisë në vend. Krejt në fund është organizuar një event përmbyllës ku u prezantuan: skena të ndryshme teatrale, dy pika muzikore,një ekspozitë me piktura dhe fotografi si dhe është shfaqur video-reportazhi “Better together-Mitrovica” Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse ishin edhe përfaqësuesit nga UN, znj. Larisa Barišić dhe znj.Tanja Gerster si dhe mjaftë akterë tjerë nga skena e shoqërisë civile dhe institucionale.
Ky projekt qe mbështetur nga UNOPS dhe është implementuar në bashkëpunim me OJQ Link, si dhe Policinë e Kosovës, dega Mitrovicë.