Menu

Edicioni i 10’të i GREEN FEST

Fillojnë aktivitetet për edicionin e 10-të të Festivalit të artit në Mitrovicë, Green Fest.

Green Festival është festival multidisiplinar që përmban programe edukative, si dhe programin kulturor që ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për çështjet mjedisore.

Në këtë vit jubilar, përpos ndryshimit në koncept, festivali ka ndryshuar paraqitjen vizuale dhe formën e organizimit dhe transmetimit të programit. Për herë të parë, si rezultat i gjendjes pandemike, gjithçka do të zhvillohet online dhe në formë dixhitale.

Nën slloganin “The past. The present. The Change”, Green Fest sivjet trajton pabarazinë në nivele të ndryshme. Me rrënjët në të kaluarën, ndikimin në të tashmen dhe rrezikun që mund t`ia shkaktojë së ardhmes, pabarazinë e hasim çdokund, në shkollë, në shoqëri, në qytet e përditshmëri.

Festivali, këtë vit do të trajtojë çështjen e pabarazisë me anë të punëtorive, diskutimeve, aktiviteteve të ndryshme rekreative të cilat në bazë kanë përpjekjen për zvogëlimin e pabarazisë.

Aktivitetet kryesore të festivalit, zënë vend në javën e dytë të shtatorit, nga data 7 deri 13 shtator, me çrast i gjithë materiali do të jetë në dispozicion në rrjetet sociale dhe nën mbulueshmëri të mediave kryesore vendore.  

7 Arte, organizator  i festivalit Green, me ndihmën e donatorëve, sponzorëve dhe vullnetarëve, ka arritur që edhe në një situatë të jashtëzakonshme, të ruaj traditën dhe frymën e festivalit dhe të gjithë porgramin e planifikuar ta përshtas në gjendjen aktuale.      

Nuk do të mungoj as muzika! 

Green Fest 10 është mbështetur financiarisht nga: Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë- SDC, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe sponzori kryesor : Raiffeisen Bank Kosovo 

English version:

10TH EDITION OF GREEN FEST.

Activities begin for the 10th edition of the Mitrovica Art Festival, Green Fest.

Green Festival is a multidisciplinary festival that contains educational programs, as well as a cultural program that aims to raise public awareness on environmental issues.

In this jubilee year, in addition to the change in concept, the festival has changed the visual presentation and the form of organization and broadcasting of the program. For the first time, as a result of the pandemic situation, everything will take place online and in digital form.

Under the slogan “The past. The present. The Change ”, Green Fest this year addresses inequality at different levels. With roots in the past, the impact on the present and the danger it can cause to the future, we encounter inequality everywhere, in school, in society, in the city and in everyday life.

This year, the festival will address the issue of inequality through workshops, discussions, various recreational activities which are based on the effort to reduce inequality.

The main activities of the festival, take place in the second week of September, from 7 to 13 September, when all the material will be available on social networks and under the coverage of the main local media.

7 Arts, organizer of the Green festival, with the help of donors, sponsors and volunteers, has managed to maintain the tradition and spirit of the festival even in an extraordinary situation and to adapt the entire planned program to the current situation.

There will be no lack of music either! Green Fest 10 is financially supported by: Swiss Cooperation Office in Kosovo – SDC, Ministry of Culture, Youth and Sports, as well as the main sponsor: Raiffeisen Bank Kosovo

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP