Eng bellow:
GREEN FEST 11 – NDRITE QYTETIN
Green Fest shpalos programin e edicionit të 11-të, që organizohet në Mitrovicë
Green Fest është festival multidisiplinar që përmban programe edukative dhe kulturore, që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi çështjet mjedisore.
Edicioni i njëmbëdhjetë i Green Fest, nën temën “Ndrite Qytetin” do të fokusohet në potencialet që do çonin drejt menaxhimit sa më efikas të qyteteve, me qëllim që të jenë sa ma gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme. Fokus i këtij programi sensiblilizues e hulumtues do të jenë potencialet ekzistuese në qytetin dhe rrethinën e Mitrovicës. Programi i përgjithshëm i festivalit përmban aktiviteteve të ndryshme si: ekspozita artistike, shfaqje filmash, diskutime, puntori, promovim libri, ligjërime, si dhe do përmbyllet me dy netë muzikore në qytetin e minatorëve. Green Fest përkrah industrinë kreative e inovative që të jenë sa më pranë qytetarëve drejt ndërgjegjësimit mbi ndryshimet klimatike dhe domosdoshërisë për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Duke ditur rolin jetik të qeverisjeve lokale, edicioni i 11’të i Green Festival del me thirrjen “Ndrite qytetin”, me shpresën se vendimmarrësit do të fokusohen për zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër (transport më efikas, ulje të ndotjes së ajrit), e do marrin parasysh kërkesat e qytetarëve për të shkuar drejt ndërtimit të qyteteve sa më gjithëpërfshirëse, të jetueshme dhe më të gjelbra.
Programi Green Fest 11 2021:
Hapja e Festivalit (16.08.2021) – lokacioni: Muzeu i Qytetit
Ekspozita artistike (16.08.2021) – lokacioni: Muzeu i Qytetit
Shfaqje filmash (17-20.08.2021) – lokacioni: 7 Arte & Muzeu i Qytetit
Green Talks (17-20.08.2021)- lokacioni: 7Arte
Puntoria “Ndrite qytetin” (17-20.08.2021) – lokacioni: Hapësira të Trepçës
Promovimi i librit “See my soul” lokacioni: Muzeu i Qytetit
Nata e parë muzikore 21.08.2021- (Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Jericho dhe DJ Uran B) – lokacioni: QS “Fatime Xhaka”
Nata e dytë muzikore 22.08.2021- ( Eugent Bushpepa, SHEGA, Dj Wisse) – lokacioni: QS “Fatime Xhaka”
Green Fest organizohet nga organizata kulturore 7Arte e cila ka për qëllim mbështetjen e artistëve kosovarë, si dhe zhvillimin dhe promovimin e një kulture të përbashkët evropiane.
Ky festival ka gjetur mbështetjen e institucioneve qendrore e lokale si: MKRS, DKRS, organizatave partnere, donatorëve e sponzorëve të ndryshëm që do shpalosen gjatë ditëve në vijim.
ENLIGHTEN THE CITY
Green Fest unveils the program of the 11th edition, which is organized in Mitrovica
Green Fest is a multidisciplinary festival that contains educational and cultural programs aimed at raising public awareness on environmental issues.
The eleventh edition of Green Fest, under the theme “Enlighten the City” will focus on the potentials that would lead to more efficient management of cities, in order to be as comprehensive, safe and sustainable as possible. The focus of this awareness and research program will be the existing potentials in the city and surroundings of Mitrovica. The general program of the festival contains various activities such as: art exhibitions, film screenings, discussions, workshops, book promotions, lectures, and will be concluded with two musical nights in the city of miners. Green Fest supports the creative and innovative industry to be as close as possible to citizens towards climate change awareness and the need to contribute to sustainable development.
Knowing the vital role of local governments, the 11th edition of the Green Festival comes out with the call “Enlighten the city”, with the hope that decisionmakers will focus on the development of green infrastructure (more efficient transport, reduction of air pollution), and will take into account the demands of citizens to move towards building cities that are as inclusive, livable and green as possible.
Green Fest Program 11 2021:
Opening of the Festival (16.08.2021) – location: City Museum
Art exhibition (16.08.2021) – location: City Museum
Movie screenings (17-20.08.2021) – location: 7 Arts & City Museum
Green Talks (17-20.08.2021) – location: 7Arte
“Light up the city” workshop (17-20.08.2021) – location: Trepça spaces
Promotion of the book “See my soul” – location: City Museum
The first musical night 21.08.2021- (Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Jericho and DJ Uran B) – location: QS “Fatime Xhaka”
The second musical night 22.08.2021- (Eugent Bushpepa, SHEGA, Dj Wisse) – location: QS “Fatime Xhaka”
Green Fest is organized by the cultural organization 7Arte which aims to support Kosovar artists, as well as the development and promotion of a common European culture.
This festival has found the support of central and local institutions such as: MCYS, DKRS, partner organizations, donors, and various sponsors that will be unveiled in the coming days.