Menu

“Gjuj art” tejkaloi kufinjt

Iniciativa vullnetare e artistike e artistëve mitrovicas, e njohur si “Gjuj art” ka tejkaluar parashikimet e efektshëmërisë. Sipas inicueses së aktivitetit në fjalë Nora Prekazi “Gjuj art” ka nxitur të rinjtë që të zgjedhin artin si mjet për të shprehur pakënaqësitë dhe mospajtimet me gjendjen sociale e politike në Mitrovicë dhe pavarësisht asaj që kjo mund të shihet si protestë/parade artistike, ideja kryesore ishte që të kishim një ditë me aktivitete kulturore e argëtuese pranë lumit Ibër si dhe të përmirësohej imazhi i Mitrovicës.

Të rinj me ngjyra që vizatonin në fytyrat e fëmijëve, disa të tjerë që bënin grafite në mur, të tjerë që luanin lojëra e argëtoheshin nën tingujt e muzikës, ishin disa nga imazhet që i jepnin ngjyra pjesës më të ndjeshme të qytetit. Ndër aktivitetetet më të spikatura ishte, marrja e gurëve në barrikadën mbi lumin Ibër dhe ngjyrosja e gurëve, si dhe punimet nga stiropori që argëtonin familjarë të shumtë. “Gjuj art” u përmbyll me ndezjen e zjarreve të paqes të cilët morrën kahjen e veriut të Kosovës. Ky aktivitet gjeti mbështetjen teknike e logjistike nga “7arte” dhe “Riverside” dhe u transmetua në lajmet qendrore nga Klan Kosova, gjë që i dha jehonë në mbarë Kosovën.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP