Menu

Green Fest me pamje të re

Sot, pas dhjetë vjetësh prej se është themeluar Green Festival, ne po shpalosim një identitet të ri të këtij manifestimi tradicional.

Tash e tutje pamjen e re do ta hasni kudo në hapësira publike, në uebfaqen tonë, media sociale, si dhe në produktet e shërbimet tona.

Ne besojmë se pamja e re e Green Fest lidhet me vet kauzën e festivalit tonë, kulturën dhe vlerat tona të paracaktuara që më parë.

E gjelbra, siç e dini ka qenë ngjyrë identifikuese e qytetit të minatorëve shumë vite më parë, gjë e cila është shfrytëzuar në identitetin e qytetit dhe të subjekteve të ndryshme të Mitrovicës, ndër vite. Qyteti i Mitrovicës rrethohet edhe me malet e Shalës së Bajgores, që në logon tonë janë transmetuar me ngjyrë mineralesh, ngjyrë malesh dhe me simbolikën e gjethes. Përveç kësaj, qyteti i Mitrovicës ka katër lumenjë dhe pozicionohet afër liqenit të Ujmanit, gjë që e karakterizon me praninë e ujit të bollshëm, e që në kuadër të logos kemi integruar një simbolikë të pikës së ujit. Të dy këto simbolika janë gërshetuar brenda shkronjës G, si identitet i mëtutujeshëm i Festivalit Green në Mitrovicë. Këto vlera dhe përkujdesi më i shtuar i qytetarëve, padyshim se e bëjnë Mitrovicën qytet të gjelbër.

Ne jemi përpjekur që tí qëndrojmë besnik vlerave tona si dhe të përdoruesve që i shërbejmë.

Së shpejti me risi të reja nga Green Fest 10

 

———————————————–

English version:

Green Fest already with an updated identity! Today, ten years after the Green Festival was founded, we are unveiling a new identity for this traditional event.

From now on, you will encounter the new look everywhere in public spaces, on our website, social media, as well as in our products and services.

We believe that the new look of Green Fest is related to the cause of our festival, to our pre-determined culture and values.

Green, as you know, was the identifying color of the miners’ city many years ago, which has been used in the identity of the city and the various subjects of Mitrovica over the years. The city of Mitrovica is also surrounded by the mountains of Shala e Bajgores, which in our logo are transmitted with mineral’s color, mountain color and with the symbolism of the leaf. In addition, the city of Mitrovica has four rivers and is positioned near Ujman/Gazivoda lake, which characterizes the presence of abundant water, and within the logo we have integrated a symbolism of the water drop. Both of these symbolisms are intertwined within the letter G, as further identity of the Green Festival in Mitrovica. These values and the increased care of the citizens, undoubtedly make Mitrovica a green city.

We strive to stay loyal to our values as well to the users we serve.

New information coming soon Green Fest 10

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP