Si rezultat i një bashkëpunimi shumë të hershëm, në mes të 7Arte dhe Hope Box nga Amsterdami, këtë vit u implementua projekti “Flower Up!, në kuadër të së cilit janë organizuar një seri aktivitetesh kulturore/artistike.
Njëri prej aktiviteteve që i parapriu këtij bashkëpunimi është debati “Ҫ’është kultura (ime)? Gjatë këtij debati në të cilin morrën pjesë të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme, u ngritë çështja se çfarë është kultura. Debati moderohej nga filozofja Renate Schepen dhe në anën tjetër asistohej nga artistja Rienke Enghardt e cila u asistonte në zhvillimin e ideve, apo edhe përmes punës grupore sipas modelit të njohur si Cadavre Exquis.
Si rezultat i këtij debati, krejt në fund, organizatorët u pajtuan të nxjerrin një thënie që do e përmblidhte të gjeturat dhe si rezultat i mendimeve të qytetarëve doli thënia : “Lulëzo kulturën tënde”
Si vazhdimësi e këtij aktiviteti, Grupet e Gjelbra nga Mitrovica arritën të identifikojnë disa lokacione që do të shënjoheshin si objekte e hapësira me potencial për të bërë ndërhyrje artistike si dhe për t’i shërbyer të rinjve në një të ardhme të afërt.
Andaj, hapësirat që u përcaktuan ishin:
Hortikultura ( një objekt me serë të xhamit, i lënë pas dore që nga paslufta, tanimë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Uniteti ) Gjatë punës në këtë zonë dhe diskutimeve më të rinjtë, Hortikultura u titulla si projekt ideor “Qendra e Gjelbër dhe Kreative “Bee-Up!” projekt i cili tashmë është në përpunim e sipër dhe synon të punësojë e angazhojë stafin egzistues si dhe studentë të rinj të Mitrovicës.
Stacioni i Trenit në Mitrovicë, objekt i cili po ashtu nuk është duke u shfrytëzuar për asgjë konkrete, anipse hapësirat janë mjaftë të përshtatshme për të zbatuar pilot-projekte me karakter kulturor e argëtues. Për ta kurorëzuar këtë nismë, artistët e rinj, nën drejtimin e Rienke Enghardt intervenuan me punimet e tyre kreative në objektin e Stacionit të Trenit,si dhe në objektin e Hortikulturës. Artisti nga Prishtina Taulant Qerkini (Tar Qrk), me një bukurshkrim të përmasave të mëdha, nxori në pah thënien, kësaj radhe në gjuhën angleze “Flower Your Culture” e cila pak muaj më vonë gjeti vend në materialet promovuese të puntorisë profesionale në kuadër të ArtCOP21, që u mbajt në fillim të dhjetorit në Paris.
Zona industriale Trepca, si një hapësirë me potencial të jashtëzakonshëm për ta konvertuar në një qendër kulturore me karakter ndërkombëtarë. Projekt madhor për të cilin ekspertiza dhe kontributi i Hope Box do ishte i mirëseardhur, meqë Hope Box ka përvojën e një projekti të tillë që njihet si NDSM, në Amsterdam, i cili ka rezultuar mjaftë i suksesshëm për shndërrimin e nje zone te braktisur në një zone tërheqëse për investitorët e mëdhenj.
Në të tre lokacionet e lartcekura artistët e rinj bënë ndërhyrje përmes ngjyrosjes së mureve, vizatimeve të ikonave të ndryshme, pastrimin e zonave, mbjelljen e farave të lulediellit dhe luleve tjera, shkrimin e poezive dedikuar ambientit, etj.
Krejt në fund të aktiviteteve, u zbatua edhe një punëtori “Fjalët e folura” nën drejtimin e vokalistës dhe poetes urbane Maryam Merabet aka Bad Brya. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të transformoheshin formulimet e nxjerra nga debati në poezi të kapshme urbane/utopike, me qëllim të vënies së bazës së një kënge “Lulëzo kulturën tënde!”. Projekti qe mbështetur enkas nga Ambasada e Holandës në Prishtinë, si dhe donatorët tjerë të cilët kanë kontribuar në implementimin e projektit “Mitrovica vepron Gjelbër”
Për më shumë detaje dhe informata rreth aktivitetit në fjalë, luteni të shkarkoni raportin komik të ilustruar me fotografi.