Menu

Java e Filmit Kosovar në Mitrovicë

Në Mitrovicë organizohet Java e Filmit Kosovar

Pas sukseseve të kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare, organizata kulturore 7Arte organizon një javë me shfaqjen e filmave më të njohur Kosovar, shumica prej të cilëve shfaqen për herë të parë para publikut mitrovicas.

Për shtatë ditë me radhë, duke filluar nga 20 –26 qershor, do të shfaqen 8 filma në ambient të hapur, më konkretisht në terasën e 7Arte që gjindet në qendër të qytetit.Programi i filmave të paraparë për këtë javë: “Luaneshat e Kodrës” (83’), “Zana”(97’), “Babai” (94’), “Cirku Fluturues”(115’), “Zgjoi” (84’), “Pa Vend (15’); Në Mes (18’), si dhe “Rooftop Story”(74’).

Shfaqja e filmave fillon në ora 21:00. “Java e Filmit Kosovar” në Mitrovicë fillon me shfaqjen premierë të filmit “Luaneshat e Kodrës” nën regji të Luana Bajramit, e cila bashkë me producenten Valbona Rrahmanin, do të jenë të pranishme dhe do të bashkëbisedojnë me audiencën pas shfaqjes së filmit.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do iu dedikohen kineastëve Kosovar, si mbështetje e cila përkon edhe me vet qëllimin e organizatës 7Arte.

Ky aktivitet realizohet në koordinim dhe mbështetje të Qendrës Kinematografike të Kosovës si dhe produksioneve filmike.

Eng below

‘Kosovo Film Week’ is organized in Mitrovica. After the success on the international stage of Kosovar cinematography. The cultural organization 7Arte organized a week off screening some of the most famous Kosovar films.

Most of them are shown for the first time to the public of Mitrovica. Seven days in a row, starting from June 20th till June 26th, 8 films will be shown in the open air, more specifically on the 7Arte rooftop terrace, located in the center of the city.

The ‘Kosovo Film Week’ in Mitrovica begins with the premiere of the film ‘Luaneshat e Kodres’ directed by Luana Bajrami. She will be present together with producer Valbona Rrahmani. They will talk with you, the audience, after the screening of the film. All proceeds from the ticket sales of the ‘Kosovo Film Week’ will be dedicated to the Kosovar filmmakers, to support Culture in Kosovo, which is one of the purposes of the 7Arte organization.

The activity is realized in coordination and with support of the Kosovo Cinematography Center as well as the film productions.Schedule of films: “The Hill Where Lionesses Roar” (83 ‘), “Zana” (97’), “Father” (94 ‘), “The Flying Circus” (115’), “Hive” (84’), “Displaced (15 ‘); In between (18 ‘), and “Rooftop Story” (74’). “

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP