Prej datës 28-30 Korrik 7Arte do të organizojë festivalin tradicional Green Fest ediconi i 6-të me radhë. Si çdo vit tjetër festivali Green sjell artisitë të ndryshëm, dhe synon të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit si dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Këtë vit përveç festivalit të muzikës, në kuadër të Green Fest VI organizata 7Arte do të organizojë edhe panairin e “Gjelbërt dhe Artizanateve 2016 – edicioni 1”, i cili do të fillojë nga data 28 korrik dhe do të zgjasë për tre (3) dit më radhë. Qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështesë dhe promovojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumimit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm.
Gjatë natës së parë të festivalit të muzikës më 29 korrik do të përfomojnë artistë si: Premenstrual Syndrome, Gipsy Groove, Shpat Deda, DJ Neritan, DJ Bekla. Ndërsa gjatë natës së dytë me 30 korrik: Jutbina, BB Poqi & Armadillo, Asgjë Sikur Dielli, DJ Artan, Doroci.
Ndërkaq, në “Panairi i Gjelbërt & Artizanateve” 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme vendore, OJQ të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë kreative do të ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre.
Green Fest 2016 është mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Mitrovicës – DKRS dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.