Menu

KONKURS PËR KOPSHTIN MË TË MIRË NË MITROVICË

kopshti

Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve në bashkëpunim me OJQ “7 Arte”, shpallin të hapur konkursin për “Kopshtin më të mirë në Mitrovicë” për vitin 2015. Ky konkurs organizohet për të tretin vit me rradhë, dhe si i tillë ka për qëllim të nxisë dhe përkrahë qytetarët, nismat për krijimin e hapësirave të gjelbëruara në Mitrovicë.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formë elektronike apo në zyrën e Drejtorisë së Mjedisit dhe Pyjeve në Komunën e Mitrovicës, duke dërguar këto të dhëna:

1. PËR KOPSHTE PRIVATE (SHTËPI PRIVATE DHE KOPSHTE BANESASH):

  • Emrin e pronarit
  • Adresën dhe numrin e telefonit
  • – Deri në 5 fotografi të kopshtit

2. PËR ISTITUCIONE EDUKATIVE (ÇERDHE, SHKOLLA FILLORE DHE TË MESME, KOLEGJE DHE UNIVERSITET):

  • Emrin e institucionit
  • Adresën dhe numrin e telefonit
  • Deri në 5 fotografi të ambienteve të gjelbëra

 

(Nëse fotografitë dërgohen me e-mail, duhet të jenë në formatin jpg, por nëse ato dorëzohen në Drejtorinë e Mjedisit pranë Komunës së Mitrovicës, atëherë fotografitë duhet të jenë të printuara me ngjyrë.)

Organizatorët në bashkëpunim me “Agro Serra” në Mitrovicë, do të ndajnë mirënjohje dhe çmime të volitshme për fituesit e tre vendeve të para në të dy kategoritë. Njëherit,fituesit do të promovohen në mediumet zyrtare dhe në mediat lokale e nacionale.

KONKURSI ËSHTË I HAPUR PREJ 17.08.2014 DERI MË 27.08.2014.

Fituesit shpallen më 31.08.2014, në sallën e medieve në Komunën e Mitrovicës (fituesit do të kontaktohen paraprakisht).

 

Kontaktet:

Adresa elektronike: [email protected] ; [email protected]
Apo drejtpërdrejtë në Komunën e Mitrovicës,
Drejtoria e Mjedisit, kati III, nr. 80.

Për informata shtesë mund të paraqiteni në tel. mob. 049/211-771

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP