Menu

Mbahet Kuvendi Vjetor i organizatës 7 Arte

Më 15 Dhjetor 2022 në hapësirat e organizatës 7 Arte, u mbajt Kuvendi Vjetor i organizatës 7 Arte.

Gjatë këtij Kuvendi u vlerësuan dhe aprovuan raportet, obligimet, shpenzimet e të hyrave dhe programet e vijuese. Pas prezantimeve paraprake të raportit të punës dhe të atij financiar, antarët e kuvendit miratuan raportin narrativ dhe financiar për vitin 2021.

Ndër të tjera u propozua kryesuesja e re e Kuvendit të 7 Arte, me ç’rast me shumicë votash prej të pranishmëve, Kryesuese e Kuvendit u zgjodh znj. Fetije Fazliu.

Gjatë këtij takimi u propozuan edhe emra të kandidatëve të Bordit të drejtorëve, ku me shumicë votash u aprovuan: z. Blendar Cana, Znj. Berna Xhemajli dhe Besim Pllana.

Si pikë tjetër e paraparë me agjendë ishte zgjedhja e Drejtorit Ekzekutiv të organizatës ku përsëri u propozua z.Lulzim Hoti dhe u aprovua me shumicë votash për të vazhduar mandatin e tij edhe për katër vite.

Drejtori Ekzekutiv i organizatës z. Lulzim Hoti shfrytëzoi rastin të prezantojë Planin e punës për vitin vijues si dhe vizionin e tij për organizatën i cili, u aprovua nga të gjithë të pranishmit.

Pika e radhës trajtoi politikat e gradimit dhe kategorizimit të pagave të stafit 7arte dhe si i tillë u miratua me shumicë votash. Poashtu, u aprovuan dy propozime nga anëtarja e Kuvendit znj. Blerta Breznica lidhur me përmirësimin e aspektit të promovimit të aktiviteteve të organizatës sipas kalendarit javor dhe zhvillimin e takimeve më të shpeshta jozyrtare të anëtarëve të Kuvendit.

Ky Kuvend i përmbylli punimet suksesshëm për të vazhduar me takimet e radhës të parapara me Statutin e organizatës.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP