Duke u mbështetur në Ligjin për Lirinë e Asocimit në Republikën e Kosovës dhe Statutin e organizatës 7Arte, me datë 29 tetor 2018, është mbajtur mbledhja vjetore e Kuvendit të Anëtarëve të organizatës 7Arte.
Në këtë mbledhje Kryesues i Kuvendit është zgjedhur z.Naser Hajdari, ndërkaq sipas axhendës dhe pas diskutimeve të njëpasnjëshme, me shumicë votash janë miratuar këto dokumente strategjike:
- Miratimi i Rregullores së Punës
- Miratimi i Rregullores Financiare
- Miratimi i Strategjisë së organizatës 7Arte
- Miratimi i Manualit për Hulumtim
Në fund të pranishmit u pajtuan që mbledhja e radhës të fokusohet në propozim-ndryshimet që duhet të ndodhin në Statutin e organizatës si dhe hartimin e një strategjie të komunikimit dhe vizibilitetit për nevoja të organizatës. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Zhvillimi i strategjisë së 7Arte”, projekt prej të cilit kanë rrjedhur edhe dokumentet e lartëpërmendura.
Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).