Menu

Mbahet punëtoria “Drejt hartimit të një plani për menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Mitrovicës Jugore”

Në hapësirat e organizatës 7Arte, u mbajt punëtoria me titullin “Drejt hartimit të një plani për menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Mitrovicës Jugore”.

Kjo ngjarje ka tërhequr përfaqësues nga Ministria për Planifikim Hapësinor në nivel qendror, si dhe Drejtoria për Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm në nivel lokal.

Përveç tyre, morën pjesë përfaqësues nga Muzeu i Qytetit dhe pjesëtar të shoqërisë civile nga Komuna e Mitrovicës.

Gjatë kësaj punëtorie, u diskutua për sfidat që paraqet menaxhimi i trashëgimisë kulturore, objektivat që duhet të përcaktohen dhe mundësitë për krijimin e një plani të integruar ndërinstitucional për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Mitrovicës Jugore.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e grantit institucional EJA-GI 06, të përkrahur nga KCSF dhe nga programi Vjetor i përkrahur nga MKRS.

Share this Post!

About the Author : luli


Related post

  TOP