Menu

Mbrëmë në Mitrovicë u hap Java e Filmit Kosovar

Eng below:

Java e Filmit Kosovar nisi me “Luaneshat e Kodrës” në kinemanë e hapur të 7Arte, në Mitrovicë.

Në ceremoninë e hapjes z.Hoti, theksoi se kjo nismë ka ardhur si rezultat i nevojës së të rinjve për tu ndeshur me magjinë e kinemasë, si dhe për të promovuar vlerat e kinematografisë kosovare.

Drejtoresha e DKRS’së Valdete Idrizi, përgëzoi organizatorët për aktivitetin në fjalë, si dhe konfirmoi se janë duke u bërë përpjekje për aktivizimin e kinemasë në kuadër të Qendrës së Kulturës në Mitrovicë.

Nata e parë u hap me shfaqjen e filmit “Luaneshat e Kodrës” nën regjinë e Luana Bajramit, film ky i cili u prit me mjaftë interesim nga audienca mitrovicase. Filmat e paraparë gjatë diteve në vijim janë: Zana, Babai, Cirku Fluturues, Zgjoi, Pa vend, Në Mes, si dhe Rooftop Story.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Mitrovica Film Week was opened last night

Kosovar Film Week started with “The Hill Where Lionesses Roar” in the open air cinema of 7 Arte, in Mitrovica.

At the opening ceremony Mr.Hoti stressed that this week came as a result of the need of young people to face the magic of cinema, as well as to promote the values of Kosovar cinematography.

The Director of Youth, Culture and Sport, Valdete Idrizi, congratulated the organizers of this activity and confirmed that in cooperation with SCO’s are working toward activation of the city cinema within the Cultural Center in Mitrovica.

The first night started with the screening of the film “The Hill Where Lionesses Roar” directed by Luana Bajrami, a film which was received with great interest by the audience of Mitrovica.

The films scheduled for the following days are: Zana, The Father, The Flying Circus, Hive, Displaced, In the Middle, and Rooftop Story.

This activity is supported by the program of the Kosovo Civil Society Foundation (KCSF) ‘EJA Kosovo’, co-financed by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Sweden and the Government of the Grand Duchy of Luxembourg.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP