Për shtatë ditë me radhë, mijëra të rinj e familjarë morën pjesë në aktivitetet e Festivalit Green në Mitrovicë. Për dallim me edicionet e kaluara, organizatorët e festivalit, konstatojnë se ky edicion ka shënuar ngritje në pjesëmarrje, llojllojshmërinë e aktiviteteve si dhe cilësinë organizative. Festivali Green, tashmë është shndërruar në një aktivitet kulturor tradicional më të qëndrueshmin në Mitrovicë. Festivali GREEN synon të ngris ndërgjegjen dhe të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje më të madhe ndaj mjedisit si dhe të krijojë një ambient sa më të relaksuar për të gjithë qytetarët e rajonit.
Gjatë këtij edicioni janë realizuar aktivitete të shumta kulturore e mjedisore, si: Panairi i Gjelbër dhe Artizanaleve ku më shumë se 25 biznese familjare për katër ditë me radhë ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre. Në anën tjetër me shumë sukses u mbyllën katër sallone diskutimi, në njërën prej së cilave Shefja e Zyres së BE/Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Znj.Nataliya Apostolova theksoi “se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik shkojnë së bashku dhe se mjedisi tejkalon etnicitetin. Znj.Apostolova rikujtoi se BE deri më tani ka investuar rreth 40 milionë euro në projekte mjedisore në Kosovë. Ne jemi të lumtur që vazhdojmë të ndihmojmë iniciativat e gjelbra në tërë Kosovën”
Ndërsa në ambientet e muzeut të qytetit si dhe tek liqeni akumulues i Mitrovicës, u shfaqën filma artistik e dokumentar në ambient të hapur, duke e përmbyllur natën e mbrëmshme me filmat e shfaqur nga “Anibar on tour”. Krejt në fund, në qendër të qytetit të Mitrovicës artistë vendor për dy net me radhë performuan muzikë nga zhanre të ndryshme. Bendet dhe artistët si: Semiautomvtic, NS, Kreshnique & Dj Shotts, Ethnically Plugged, 4×4, Blitz The 99’s, Mentor Haziri & Band, Offchestra, Dj Wise, Neritan Selektor, DJ Bekla, Dj Wiggi, Lilac, Doroci, si dhe Florent V
7Arte është organizatë joqeveritare kulturore që punon drejt zhvillimit të jetës kulturore dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë. 7Arte ka për mision promovimin dhe zhvillimin e një kulture të përbashkët Europiane. 7Arte synon të përdorë programet kulturore si mjet për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë drejtë mbrojtjes së mjedisit, duke nxitur qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin në mesin e të rinjve.
Ky projekt është zbatuar nga 7Arte dhe LITWOM, ndërsa është mbështetur nga GIZ (Programi Youth, Employment and Skills) , Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria për Kulturë, Rini e Sport, DKRS-Komuna e Mitrovicës, GAIA e Viprint.