Eng below
Ministri Çeku takon skenën e pavarur kulturore të Mitrovicës
Me datën 1 shkurt, në hapësirat e 7Arte në Mitrovicë u mbajt një takim konsultues në mes të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrullah Çeku dhe organizatave anëtare të Rrjetit të Organizatave Kulturore të Mitrovicës (RROK-M). Në emër të sekretaritatit të RROK-M, z.Lulzim Hoti (drejtori i 7Arte) e mirëpriti ministrin Çeku dhe njëherit e falenderoi për interesimin dhe mbështetjen që ai tregoi krahas skenës së pavarur kulturore të Mitrovicës. Tutje, z.Erhan Mujka, në emër të Kryesisë së RROK-M e njoftoi Ministrin Çeku mbi zhvillimet në skenën kulturore dhe potencialin që ka qyteti i Mitrovicës, duke riktheksuar të kaluarën si dhe mundësitë e tanishme në sektorin e skenës së pavarur kulturore.
Të pranishëm ishin dhjetë përfaqësues nga organizatat kulturore të RROK-Mitrovicë, si dhe këshilltarë e zyrtarë të MKRS’së. Gjatë takimit u shtjelluan çështje të ndryshme që preokupojnë OJQ-të në sferën e kulturës, e me theks të veçantë çështjet që kanë të bëjnë me politikat kulturore, subvencionet, dhe trashëgiminë kulturore.
Ndër të tjera, u përmend edhe mungesa e infrastrukturës dhe telashet nëpër të cilat kalojnë këto organizata për arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre. Ministri z.Hajrullah Çeku u dakordua me të pranishmit që bashkëpunimi të vazhdojë më tutje, duke organizuar tryeza takimesh edhe në të ardhmën e afërt. Në këto takime do të shtjellohen më gjerësisht planet, strategjitë dhe idetë e përbashkëta që do çonin drejt zhvillimit të jetës kulturore në Mitrovicë.
Minister Çeku meets the independent cultural scene of Mitrovica
On February 1st, in the premises of 7Arte in Mitrovica, a consultative meeting was held between the Minister of Culture, Youth and Sports, Mr. Hajrullah Çeku and member organizations of the Network of Cultural Organizations of Mitrovica (RROK-M). On behalf of the RROK-M secretariat, Mr. Lulzim Hoti (director of 7Arte) welcomed Minister Çeku and at the same time thanked him for the interest and support he showed alongside the independent cultural scene of Mitrovica. Further, Mr. Erhan Mujka, on behalf of the Presidency of RROK-M informed Minister Çeku on developments in the cultural scene and the potential of the city of Mitrovica, reiterating the past and current opportunities in the sector of independent cultural scene.
Ten representatives from RROK-Mitrovica cultural organizations were present, as well as MCYS advisors and officials. During the meeting, various issues that concern NGOs in the field of culture were discussed, with special emphasis on issues related to cultural policies, subsidies, and cultural heritage.
Among other things, the lack of infrastructure and the troubles that these organizations go through to achieve their objectives and goals were mentioned. Minister Mr. Hajrullah Çeku agreed with the participants to continue the cooperation further, organizing roundtables in the near future. In these meetings will be elaborated in more detail the plans, strategies and common ideas that would lead to the development of cultural life in Mitrovica.