Menu

Mitrovica mes identiteteve

Në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” 7Arte organizoi diskutimin publik “Mitrovica në mes identiteteve të ndryshme” ku folës kryesor qe politologu Nexhmedin Spahiu. Pas një retrospektive historike mbi rolin e Mitrovicës dhe zhvillimin e identiteteve nëpër dekada, Z.Spahiu konkludoi se është interes i Kosovës, në radhë të parë i Mitrovicës, që të krijojë lidhje dhe ura me Sanxhakun, sepse kjo do na mundësonte një diversitet shumë më të madh kulturor dhe do krijonte efekte shumë më pozitive edhe për botën e jashtme.

Në anën tjetër, Adem Zhitopotoku, drejtor i Teatrit të qytetit “Muharrem Qena” nxorri një paralele nga identiteti i dikurshëm i Mitrovicës, si qytet i zhvillimeve të mëdha kulturore dhe shprehu shqetësimin e komunitetit të kulturës me çrast theksoi se gjendja e tanishme me hapësirat kulturore në këtë qytet nuk qëndron mirë.dhe se pikërisht tash kur pritet të hartohet Plani Zhvillimor Komunal do duhej të shtrohet kërkesa për krijimin e hapësirave më adekuate për sektorin e artit dhe kulturës. Në anën tjetër Nora Prekazi Hoti, (Antropologe urbane) u ndal tek zhvillimet e fundit në qytetin e Mitrovicës me theks të veçantë tek investimet kapitale që donator kryesor kanë Bashkësinë Evropiane dhe që ky trend zhvillimesh është duke lënë gjurmë në të dy anët e qytetit, gjë që Mitrovicën do e qonte drejt një identiteti të ri, qytet evropian e i hapur ndaj kulturave të ndryshme, e trendeve të globalizmit. Z.Spahiu, shtoi se Mitrovica për shumë dekada ishte gjenerator i proceseve, ndërsa sot mund të shihet si një qytet problematik, e që po të trajtohej si duhet, ky qytet ka potencialin e duhur për të qenë pikë fokale për gjithë botën.

Ky aktivitet është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e 7Arte dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP