Festivali i muzikës GREEN, tashmë është festival tradicional i mbështetur nga institucionet lokale dhe qendrore, i cili ka për qëllim të rindërtojë imazhin kulturor të qytetit të Mitrovicës, si qytet i muzikës. Ky festival, ka gërshetuar edhe aktivitete tjera ndërkulturore dhe mjedisore përmes së cilave është bërë sensibilizimi më i madh i qytetarëve rreth gjendjes së mjedisit.
Rreth 12 artistë/ bende lokale kanë performuar përgjatë dy netëve të festivalit duke u ofruar argëtim e caste të paharruara të pranishmëve.Si cdohere edhe kete vit, u promovuan bende e artiste meritore nga qyteti i Mitrovices. Anipse me sfidën e kohës, reshjeve të shiut, përgjatë dy netëve të festivalit më shumë se 1000 qytetarë, kryesishtë të rinj, e kanë përcjellur për së afërmi festivalin dhe mijëra te tjerë janë njoftuar mbi të.
Festivali i muzikës, konkursi për kopshtin më të mirë, ripërpunimi artistik i mureve, ndarja e kontejnerëve nëpër shkolla, debatet televizive si dhe në radio, janë disa prej akvititeve që kanë sensibilizuar një numër të madh qytetarësh, jo vetëm në nivelin lokal por edhe në atë nacional.
Festivali GREEN s’do arrihej të realizohej pa mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve vendore si DKRS nga Komuna e Mitrovicës, MKRS, Ambasadës së Luksemburgut, Ambasadës së Holandës dhe programit “Culture for all”. Një bashkëpunim të ngushtë kemi krijuar edhe me Drejtorinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve në Komunën e Mitrovicës, me kompanine publike “UNITETI”, ndërmarrjet tjera vendore si: “Agro serra” dhe “Eco color” nga Mitrovica. Për ceshtjen e sigurisë, sikur edhe gjatë vitit të kaluar, edhe këtë vit kemi kërkuar dhe gjetur përkrahjen nga Policia e Kosovës, si dhe kompania “Black panter”. Në nivelin e promovimit, një bashkëpunim të ngjusht kemi pasur edhe me Radio Blue Sky, Klan Kosova si dhe mediumet radio-televizive lokale, si TV Mitrovica e Radio Ylberi.
Festivali i muzikës GREEN, tashmë ka trasuar rrugën dhe ka krijuar një përvojë katër vjecare dhe njihet si festival që po ecen suksesshëm duke bërë bujë në mesin e të rinjve, jo vetëm në nivelin vendor, por edhe atë rajonal.Festivali, ka potencial të zgjerohet me angazhimin edhe sa më të madh të të rinjve dhe sjelljes së ideve kreative që do pasuronin dhe ngrisnin aktivizimin qytetarë në Mitrovicë dhe rrethinë.