7Arte is excited to share the story of Elira Sahitaj and the campaign #MoseMerrMalin. This is an article that emphasizes young women’s local movements on climate and environmental issues in the country of Kosovo, part of the “Showcasing the Unheard” project that is organized by YEE (Youth and Environment Europe).
Elira Sahitaj is 23 years old, she has studied Philosophy in the University of Prishtina in Kosovo. Elira’s journey as an environmental activist started when she was 13 years old, engaging in different initiatives for the benefit of the community where she lived. “A key factor for my current engagement in climate change issues is Sustainability Leadership Kosova (SLK), an NGO where I have been working for a year and a half now.”
Sustainability Leadership Kosovo in collaboration with the Institute for GIS and Geospatial Technology of Kosovo IGGTK in Kosovo, CorrelAid and MasterStory in the Netherlands has led a research on the deforestation of Kosovo. With the use of Geographic Information System (GIS) technology and using satellite images from the European Space Agency, SLK has learned that the state of forests in Kosovo in the last 20 years is alarming. The research done and the interactive map created explain this visually. This is how the #MoseMerrMalin (don’t take the mountain) movement was created, a public event which marks the beginning of the movement for the protection and regeneration of Kosovo’s forests. The name of the movement and its material was inspired by the activists, participants of the #CreAct project supported by the Community Development Fund as part of the Human Rightivism Project.
The MoseMerrMalin Movement has been one key factor that made me realize that I can’t stay as a spectator and watch my country’s environment slowly being destroyed. At SLK we call deforestation “the silent killer”.
Elira states that being involved in #MoseMerrMalin became her professional and personal mission. “I have been engaging with environmental activism since I was 13 years old, but my professional engagement regarding environmental issues started with my work in SLK about a year and a half ago where I got to really understand the need to be involved and do more about climate change and other sustainability practices. When I first started working at SLK, I came across the visualization of accurate data on deforestation in Kosovo, where one can immediately understand that Kosovo has very few healthy mountains left. Being aware of the deforestation problem made me eager to get more involved in this movement, and help in any way I can. There have been a few challenges especially when we first launched the campaign, a lot of people have told us why we care about forests and why we keep talking and working about it, but this has never discouraged us in any way. We are determined to work with #MoseMerrMalin until the forests of Kosovo are regenerated and protected.”
Elira is an enthusiast of nature, she practices urban gardening so she can feel more connected to nature since she lives in Prishtina, the capital city of Kosovo which has limited green spaces. “For example, in Prishtina during the hot summer days whenever you go into the city you can feel the extreme heat which results from the current climate changes. Moreover, another frequent occurrence are the intense thunder and hail storms which cause many damages to the crops”, explains she the impacts of the climate crisis in her local area
Reduce, reuse, recycle!
Elira values awereness-raising as one of the main keys to youth and all people engagement in climate and environmental issues. She says that awareness is what people of Kosovo lack mostly, a key factor that hinders the development of youth activism. “Not only in Kosovo, but also globally, the engagement of young people in raising awareness of environmental issues is extremely important and plays a big role, considering that the youth is the future of a country, it is very important to see youth engagement in this aspect. Environment is the future, and if we are not heard and/or engaged in these issues we won’t have a future.” In addition to raising awareness, Elira believes that Kosovo should work on legislation. “Taking examples of different countries on how they manage environmental problems and observing the ways some countries approach the issues created by the climate crisis, for example the Scandinavian countries.“
Elira’s last message for all is to: “Reduce, reuse, recycle: It’s time to take action for our Nature! If we don’t take action now, and wait for the next generations to do so, we will pay the price and not them.”
………………………………..
Përkthimi në shqip:
#MoseMerrMalin, lëvizja kundër “vrasësit të heshtur”
7Arte është e ngazëllyer të ndajë historinë e Elira Sahitajt dhe fushatën #MoseMerrMalin. Ky është artikulli që thekson lëvizjet lokale të grave të reja për çështjet klimatike dhe mjedisore në vendin e Kosovës, pjesë e projektit “Showcasing the Unheard” që organizohet nga YEE (Youth and Environment Europe).
Elira Sahitaj është 23 vjeçare, ka studiuar Filozofi në Universitetin e Prishtinës në Kosovë. Rrugëtimi i Elirës si aktiviste mjedisore nisi që në moshën 13-vjeçare, duke u angazhuar në nisma të ndryshme për të mirën e komunitetit ku ajo jetonte. “Një faktor kyç për angazhimin tim aktual në çështjet e ndryshimeve klimatike është Sustainability Leadership Kosova (SLK), një OJQ ku unë punoj tash e një vit e gjysmë”.
Sustainability Leadership Kosova në bashkëpunim me Institutin për GIS dhe Teknologji Gjeohapësinore të Kosovës IGGTK, CorrelAid dhe MasterStory në Holandë ka udhëhequr nje hulumtim mbi shpyllzimin e Kosovës. Me përdorimin e teknologjisë së Sistemit Informativ Gjeografik (GIS) dhe duke përdorur imazhe satelitore nga Agjencia Hapësinore e Evropës, SLK ka mësuar se gjendja e pyjeve në Kosovë në 20 vitet e fundit është alarmante. Hulumtimi i bërë dhe harta interaktive e punuar shpjegon në mënyrë vizuale këtë. Kështu është krijuar levizja #MoseMerrMalin, ngjarje publike e cila shënon fillimin e lëvizjes për mbrojtjen dhe regjenerimin e pyjeve të Kosovës
Emri i lëvizjes dhe materiali i është inspiruar nga aktivistët, pjesëmarrës të projektit #CreAct përkrahur nga Community Development Fund si pjesë e Human Rightivism Project.
Lëvizja MoseMerrMalin ka qenë një faktor kyç që më bëri të kuptoj se nuk mund të qëndroj si spektator dhe të shikoj mjedisin e vendit tim duke u shkatërruar ngadalë. Në SLK ne e quajmë shpyllëzimin “vrasësi i heshtur”
Elira shprehet se përfshirja në #MoseMerrMalin u bë misioni i saj profesional dhe personal. “Unë jam angazhuar me aktivizmin mjedisor që kur isha 13 vjeç, por angazhimi im profesional në lidhje me çështjet mjedisore filloi me punën time në SLK rreth një vit e gjysmë më parë, ku arrita të kuptoj vërtet nevojën për t’u përfshirë dhe për të bërë më shumë rreth ndryshimeve klimatike dhe praktikave të tjera të qëndrueshmërisë. Kur fillova të punoj në SLK, hasa në vizualizimin e të dhënave të sakta për shpyllëzimin në Kosovë, ku mund të kuptohet menjëherë se Kosovës i kanë mbetur shumë pak male të shëndetshme. Të qenit e vetëdijshme për problemin e shpyllëzimit më bëri të etur për t’u përfshirë më shumë në këtë lëvizje dhe për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundem. Ka pasur disa sfida, sidomos kur kemi nisur fushatën për herë të parë, shumë njerëz na kanë thënë pse kujdesemi për pyjet dhe pse vazhdojmë të flasim dhe të punojmë për to, por kjo nuk na ka dekurajuar kurrë në asnjë mënyrë. Jemi të vendosur të punojmë me MoseMerrMalin derisa pyjet e Kosovës të rigjenerohen dhe mbrohen.”
Elira është një entuziaste e natyrës, ajo ushtron kopshtarinë urbane në mënyrë që të ndihet më e lidhur me natyrën pasi jeton në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, i cili ka hapësira të kufizuara të gjelbra. “Për shembull, në Prishtinë gjatë ditëve të nxehta të verës sa herë që shkoni në qytet mund të ndjeni nxehtësinë ekstreme që vjen nga ndryshimet aktuale klimatike. Për më tepër, një tjetër dukuri e shpeshtë janë bubullimat e forta dhe stuhitë e breshrit të cilat shkaktojnë shumë dëme në të mbjellat”, shpjegon ajo ndikimet e krizës klimatike në zonën e saj.
Redukto, ripërdor, riciklo!
Elira e vlerëson ngritjen e ndërgjegjësimit si një nga çelësat kryesorë për angazhimin e të rinjve dhe të gjithë njerëzve në çështjet klimatike dhe mjedisore. Ajo thotë se vetëdija është ajo që i mungon më së shumti popullit të Kosovës, një faktor kyç që pengon zhvillimin e aktivizmit rinor. “Jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global, angazhimi i të rinjve në sensibilizimin e çështjeve mjedisore është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe luan një rol të madh, duke pasur parasysh se rinia është e ardhmja e një vendi, është shumë e rëndësishme të shihet angazhimi i të rinjve në këtë aspekt. Mjedisi është e ardhmja dhe nëse nuk dëgjohemi dhe/ose nuk përfshihemi në këto çështje, nuk do të kemi të ardhme.” Përveç rritjes së vetëdijes, Elira beson se Kosova duhet të punojë në legjislacion. “Duke marrë shembuj të vendeve të ndryshme se si i menaxhojnë problemet mjedisore dhe duke vëzhguar mënyrat se si disa vende i qasen çështjeve të krijuara nga kriza klimatike, si për shembull vendet skandinave.”
Mesazhi i fundit i Elirës për të gjithë është: “Reduktoni, ripërdorni, ricikloni: Është koha për të ndërmarrë veprime për Natyrën tonë! Nëse ne nuk marrim masa tani dhe presim që gjeneratat e ardhshme ta bëjnë këtë, ne do të paguajmë çmimin dhe jo ata.”