Menu

NË BALLKANIN PERËNDIMOR, JEMI DUKE JETUAR BRENDA NË NJË RE HELMUESE

Ballkani Perëndimor e ka nivelin më të keq të cilësisë së ajrit në Evropë – duke shkaktuar 13,500 vdekje të parakohshme në rajon çdo vit. Efektet e dëmshme të rajonit nga termocentralet me bazë të qymyritgurit mund të maten deri në Egjipt. Pasoja të mëdha shëndetësore shkaktohen gjithashtu nga përdorimi i lëndëve djegëse, kaldajat shtëpiake për ngrohje, bujqësisë dhe transportit. Si mund të fillojmë të marrim frymë përsëri? 

A gjendet në lagje ndonjë grumbull tjetër mbeturinash e cila ndezet me zjarr? Sipas të gjitha gjasave jo, sepse era e pakëndshme ndjehet me kilometra larg. Flokët dhe rrobat e thithin tymin dhe sytë të irritohen gjithashtu. Mund t’ja vëresh edhe shijen në gojë. Njolla të mjegullës shfaqen përmes degëve nëpër kurorat e drunjëve, sa që as fundi i vijës së drunjëve nuk mund të shihet qartë. 

Ndotja e ajrit i qaset punës së saj në një mënyrë demokratike – të gjithë i vë në rrezik. Ne mund të dëgjojmë paralajmërimet dhe t’i mbyllim dritaret, të heqim dorë nga vrapimi dhe futbolli dhe të mos i lejojmë fëmijet të dalin jashtë. Deri në një masë, mund të mbrohemi duke përdorur pastrues së ajrit. Megjithatë, shpëtimi i vertetë nuk ekziston. 

I gjithë Ballkani është i prekur në një mënyrë të barabartë, sidomos gjatë sezonës së ngrohjes kur nuk ka frymë që ta bartë helmin diku tjetër. Shpesh herë, mund ta shohim dhe ta ndjejmë këtë armik të përbashkët. E ka bërë shumë të qartë që nuk njeh turp. Siç na mëson thënia e vjetër, në menyrë që ta mposhtim duhet edhe ta njohim mirë, dhe ka ardhur koha që të nisemi në një betejë kundër ndotjes së ajrit në këtë rajon. 

Nuk ka kohë për zvarritje, pandemia e koronavirus-it vetëm sa e përkeqëson situatën. Pasojat e ndotjes së ajrit vetëm sa mund t’i përkeqësojnë simptomat e një personi të infektuar, po ashtu të bëjë një organizëm më të prirur për infeksione, duke përfshirë atë të COVID-19. 

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pothuasje 13,500 njerëz kanë vdekur në vitin 2016 për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor: 3,051 në Bosnjë dhe Hercegovinë, 486 në Mal të Zi, 1,451 në Maqedoninë e Veriut , 6,592 në Serbi dhe 1,855 në Shqipëri. Raportet nuk përmbajnë të dhëna specifike për Kosovën. 

Organizata WHO po ashtu përcaktoj se vetëm ekspozimi ndaj ajrit me grimca të ngurta PM2.5 të emetuara nga termocentralet e qymyrit shkaktojnë rreth 9,500 vdekje të parakohshme çdo vit në Ballkanin Perëndimor, nga pothuasje 13,500 vdekje që ndodhin çdo vit nga ndotja e ajrit në përgjithësi, ku shumica e të vdekurve janë punëtorë. 

Një studim i publikuar nga HEAL, Sandbag, CAN Europe, CEE Bankwatch dhe Europe Beyond Coal ka treguar se 3,906 njerëz kanë vdekur parakohës në vitin 2016 për shkak të ndotjes së ajrit të prodhuar vetëm nga termocentralet me bazë të qymyrgurit në Ballkanin Perëndimor. Në fakt, shumica e këtyre rasteve kanë ndodhur jashtë rajonit, në shtetet e Bashkimit Evropian. 

Sipas rezultateve të hulumtimeve të vitit 2019 të kryera nga Programi i Kombeve Të Bashkuara Për Mjedisin (UNEP) vetëm në 19 vende të mëdha, duke përjashtuar Kosovën, ekspozimi direkt ndaj ndotjes së ajrit para kohës merr jetën e pothuasje 5,000 njerëzve çdo vit. 

Shtetet nuk janë duke lëshuar të dhënat e konsoliduara mbi pasojat ekonomike të ndotjes së ajrit. 

Financat e shteteve janë nën presion, kryesisht për shkak të kostove të trajtimeve dhe jetëve të humbura. Megjithatë, pavarësisht se është një ndër artikujt kryesor të kostos, shpenzimet e shkaktuara nga ndotja e ajrit nuk janë paraqitur në formë të konsoliduar si pjesë e buxheteve të qeverive. 

Studimi i lartëpërmendur specifikon se termocentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë dëme ekonomike në formën e kostove të kujdesit shëndetësor që arrijnë në mes €6.1 dhe €11.5 miliardë në vit, prej së cilave më shumë se gjysma është e bartur nga BE. Ballkani Perëndimor përbën një të tretën e totalit, ndërsa pasojat mund të ndjehen deri në Rusi dhe Egjipt. Paratë, të cilat janë të humbura në këtë mënyrë, për një ose dy vjet do të mjaftonin për ndërtimin e centraleve solare që do të mund të zëvendësonin pothuasje të gjitha termocentralet ekzistuese me qymyr në rajonin tonë.  

Nga ana tjetër, llogaritja e vuajtjeve të njerëzve që sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit ose gjendja e të cilëve përkeqësohet gjatë episodeve të përqendrimeve ekstreme të ndotësve është përtej vlerësimit të ekspertëve. Ne po ashtu nuk duhet t’i perjashtojmë pasojat qe i ndjejnë familjet dhe kompanitë në të cilat këta njerëz janë të punësuar. Grupet më të prekshme perfshijnë pacientët që vuajnë nga semundjet kronike, femijët dhe të moshuarit. 

Gjithashtu duhet konsideruar fakti që substancat dhe përbërësit e rrezikshëm të ajrit nxisin ndryshime klimatike dhe se fatura në këtë department do të jetë po ashtu e madhe, në formën e përmbytjeve, thatësirave dhe epidemive.

Nga vijnë ndotësit?

Lejimi, domethënë tolerimi i koncentrimit të ndotësve të ajrit është tejkaluar në këtë pjesë së Evropeës Juglindore. Kushtet e papërshtatshme të motit mund të jenë një kontribues negativ. Grimcat e përmendura më parë, po ashtu të quajtura grimca të imta, kanë ndikimin më të dëmshëm tek njerëzit. 

Këto grimca të imëta kryesisht janë të matura në kategori prej 2.5 mikrometra (PM2.5) deri në dhjetë mikrometra (PM10), dhe përqendrimi i tyre jepet në mikrogramë për metër kub. Vetëm maskat e veçanta mund të na mbrojnë disi nga depërtimi i tyre në mushkëritë tona dhe më tej në organizëm, pasi që grimcat janë shumë të vogla per t’u bllokuar nga maskat kirurgjike dhe të pambukut. Sidoqoftë ato depërtojnë edhe në lëkurë. 

Ekspozimi ndaj grimcave është i lidhur me një sërë sëmundjesh, duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe frymëmarrëse, diabeti dhe demenca, infertiliteti, leukemia në femijë dhe kanceri në mushkëri. Sa më e vogël grimca aq më lehtë do të depertojë në trup.

Ndotësit qe matën më së shpeshti përfshijnë ozonin (O3), oksidet e azotit (NOx) monoksid karboni (CO) dhe dioksid squfuri (SO2). Në vende të caktuara, ekziston gjithashtu një prani e metaleve të rënda ajrore të cilat vijnë si rezultat i proceseve industriale dhe të djegies. Një veçanti e dioksid squfurit është fakti se ai reagon duke formuar të ashtuquajturën grimcë dytësore në atmosferë. 

Termocentralet me qymyr dhe industria janë ndër burimet kryesore të emetimeve të dioksidit të squfurit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa emetimet e oksid azotit vijnë kryesisht nga termocentralet me qymyr dhe nga ndotja e trafikut. Në shumicën e shteteve në këtë rajon, emetimet e SO2, NOx dhe PM nga termocentralet e mëdha i tejkalojnë vlerat kufitare të përcaktuara nga planet kombëtare për reduktimin e emetimeve. 

Nga të gjithë ndotësit, grimca e imët është vrasësi më i madh

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, vlerat kufitare janë të tejkaluara në rastin e PM10, SO2, O3 dhe të oksid azotit. Koncentrimet e PM10, NO2 dhe O3 në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut shpesh tejkalojnë vlerat maksimale të lejuara. Popullsia e Shqiperisë është shumë e ekspozuar ndaj dioksid azotit dhe ozonit. Në këtë shtet nuk ka termocentrale me qymyr. 

Nga 37 shtetet që paraqesin raporte në Agjencinë Evropiane të Mjedisit, tetë kanë tejkaluar nivelet maksimale të rekomanduara të PM2.5 gjatë 2018. Pesë nga ato janë shtete të Ballkanit (të gjitha vendet të Ballkanit Perëndimor, perveç Malit të zi për të cilin nuk ka të dhëna në dispozicion). Vlerat kufitare ditore PM10 në qytetet e Ballkanit Perëndimor janë tejkaluar në 120-180 ditë në vit – kufiri i parashikuar është 35 ditë në vit.

Qytetarët e Shqiperisë , Bosnës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut vuajnë për shkak të ndotësve nga termocentralet dhe oxhaqet e impianteve të ngrohjes, si dhe fabrikave që perdorin qymyr dhe produkte të naftës. Ajri është duke u helmuar nga impiantet për përpunimin e lëndëve djegëse dhe furrave shtëpiake të dalura nga moda. Një ndotje e madhe gjithashtu vjen nga ndërtimet, aktivitetetet bujqësore dhe trafikut. 

Perveç faktit që shëndeti publik dhe ambienti janë të rrezikuara nga zjarri në deponitë e pakontrolluara, në vitet e fundit një pjesë e popullatës gjithnjë e më shumë po djeg plastikën, gomën dhe drurin e lyer në furrat e tyre shtëpiake. Kjo nuk është domosdoshmërisht nga mungesa e njohurive ose tekat, por përkundrazi një manifestim i varfërisë – varfërisë energjetike, në këtë rast.  Veç kësaj, ne jemi duke krijuar një sasi të madhe të mbeturinave, dhe sistemi nuk ka ndonjë përgjigjie adekuate, as në lidhje me ndonjë çështje tjetër të cilësisë së ajrit.

Presioni dhe bashkimi si mjete për rikthimin e ajrit të pastër 

Atëherë çfarë ka mbetur të bëhet? Para së gjithash, institucionet kanë pergjegjësi ndaj qytetarëve. Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër i bashkohet luftës solidare të perbashkët të qytetareve të çdo rruge, lagjeje, fshati dhe qyteti në Ballkanin Perëndimor për të qenë në gjendje të marrin frymë në ajër të pastër. Në një nivel global, qymyri po shëndërrohet në një kujtim të shëmtuar. Tashmë është më fitimprurese të ndertohen centralet solare dhe me erë se sa të mirëmbahen shumica e termocentraleve ekzistuese, edhe ato të rejat. Mjetet për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme në mënyrë drastike janë duke u bërë më të lira. Kompanitë të cilat prodhojnë dhe përdorin qymyr po përballen me rritjen e shpenzimeve për marrjen e licensave që të emetojnë dioksid karboni dhe të përputhen me regulloret e mjedisit. Ata janë duke i përshpejtuar planet e tyre për t’u mbyllur, apo të paktën të kalojnë në lëndë djegëse të tjera. 

Gjashtëmbëdhjetë termocentrale me qymyr në shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë emetuar më shume dioksid squfuri në vitin 2016 sesa të gjitha 250 të tila së bashku në BE.

Sipas të dhënave nga raporti i vitit 2016 i publikuar nga HEAL dhe organizata te tjera, gashtëmbedhjetë termocentrale me qymyr në Ballkanin Perëndimor, numri i të cilëve mbetet edhe sot e kësaj dite, kanë emetuar më shumë dioksid squfuri (SO 2) në vitin 2016 sesa të gjitha 250 të tilla së bashku në Bashkimin Evropian. Sipas së dhënave të mbledhura nga Evropa Përtej Qymyrit, ekzistojnë vetëm 219 termocentrale aktive me qymyr me një kapacitet më të madh se 15 MW të mbetura në BE dhe në Britani të Madhe. Në rajonin më të gjërë që e përfshin edhe Turqinë, vetëm vitin e kaluar, investitorët kanë anuluar plane për ndërtimin e nëntë termocentraleve dhe kanë mbyllur apo kanë shpallur mbylljen e 68 prej tyre.

Është pothuasje e sigurt se disa nga projektet e mbetura do të ndalen, pyetja mbetet çfarë do të ndodh me ato të cilat janë në mes të ndërtimit. Pothuajse gjysma e shteteve të BE-se synojnë të heqin dorë plotësisht nga qymyri brenda këtyre dhjetë vitesh dhe ky numër mund të rritet lehtësisht. Ka tendenca të ngjashme në Japoni, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë ende duke bërë planet e tyre për termocentrale të reja. 

Industria e pistë e qymyrit nuk duhet të financohet me para publike 

Në një mënyrë apo tjetrën, shtetet në rajon shpenzojnë para të shumta të tatimpaguesve në miniera qymyri, ndërtime, mirëmbajtje dhe rindërtim të termocentraleve.  Meqenëse ky sektor po humbet betejën në treg kundër burimeve të ripërtrishme të energjisë, nuk do të mund të mbijetoj pa subvencione. Nuk nevojitet të jesh një gjeni për të ardhur deri tek përfundimi se këto fonde mund të përdoren në mënyrë më të përgjegjëshme. 

Sistemi i stacionit të monitorimit të ndotjës ende nuk i përmbush të gjitha kriteret. Edhe këtu, ka vend për përfshirjen e qytetarëve. Pajisje të shumta të vogla shtëpiake për të matur cilesinë e ajrit janë në rrjet përmes aplikacioneve të njohura, duke kontrolluar kështu herë pas herë të dhënat të pa besueshme për ndotjen e ajrit.

Në Maqedoninë e Jugut, tashmë eksiztojnë stimuj për të zëvëndësuar pajisjet ngrohëse me lëndë djegëse në shtëpi me zgjedhje më të pastra, gjë që mund të jetë një shembull pozitiv edhe për shtetet e tjera në rajon. Ka përmirësime modeste diku tjetër në Ballkanin Perëndimor sidomos në lidhje me ndërtimin e impianteve të ngrohjes qe përdorin burime të ripërtrishme të energjisë. Centrale të biomasës janë duke u shfaqur në të gjithë Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe i gjithë rajoni po dëshmon një përdorim të rritur të pompave gjeotermale për ngrohje dhe ftohje.

Tranzicioni energjetik i Ballkanit mund të arrihet vetëm duke bashkuar forcat

Eliminimi i përdorimit të qymyrit është faktori kryesor në permirësimin e cilësisë së ajrit. 

Shtetet në këtë rajon duhet të jënë të vetëdijëshme se nuk ka të ardhme me termocentrale të vjetra dhe se një tranzicion i përshpejtuar në energji solare dhe të erës, është zgjidhja e vetme. Meqenëse varet nga kushtet e motit, funksionimi i një sistemi të tillë kërkon lidhjen e rrjeteve të energjisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërtimin e depove për ruajtjen e energjisë elektrike. Këto janë masat më të rëndësishme për të reduktuar ndotjen e ajrit. Sidoqoftë, përparim serioz parashikohet gjithashtu me standardet më të rrepta të kontrollit të cilësisë së ajrit dhe përmirësimin dhe zbatimin e rreptë të rregulloreve në lidhje me ndotësit – si në rastin e termocentraleve nën pronësi të shtetit ashtu edhe ato nën pronësinë private.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjashtë vende në rajonin tonë kanë nënshkruar Deklaratën e Sofjes, duke u angazhuar kështu në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, përafrimin me politikat e BE-së dhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Kjo e fundit parashikon arritjen e neutralitetit të klimës deri në vitin 2050. Bashkëpunimi rajonal është një rrugë drejt përmirësimit të cilësisë së ajrit, siç është përparimi teknologjik dhe rritja e konkurrencës ekonomike, me mundësinë e ambicieve të cilat mund të tejkalojnë qëllimet e përcaktuara në dokument.

Agjenda e Gjelbër, për rajonin nënkupton rregullimin e ndikimit ndërkufitar të ndotjes së ajrit, miratimin e strategjive për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ngritjen e kapacitetit të sistemeve matëse. Udhëheqësit e BE-së kanë lënë të kuptohet se e drejta në fonde të pakthyeshme dhe kredi të lira nuk do të jetë e mundur nëse objektivat nuk përmbushen.

Procesi i instalimit të pajisjeve të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme nëpër shtëpi duhet të bëhet më i lehtë për qytetarët. Pra, projekte për efikasitet të energjisë në fushën e dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave, si dhe stimuj dhe lehtësime në taksa të cilat mund të ulin ndjeshëm konsumin e energjisë.

E gjithë kjo po ndodhë në mënyrë që ajri të bëhet përsëri transparent dhe pa erë, përveç erës së natyrës. Pa shije, gjithashtu! Le të ketë përsëri mjegull të vërtetë, në vend të smogut dhe reve nga pluhuri.

Nëse dëshironi të bashkoheni në kampanjën “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, plotësoni detajet rreth kontaktit përmes vegëzës të mëposhtme:

Vegëza për bashkim në kampanjë.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP