Menu

Përmbyllet punëtoria dyditore “Eksplorimi i peizazhit historik industrial të Mitrovicës”

Në hapësirat e 7Arte, përgjatë punëtorisë dy-ditore, “Eksplorimi i peizazhit historik industrial të Mitrovicës”, është diskutuar mbi identifikimin dhe valorizimin e trashëgimisë industriale të Mitrovicës, me theks të veçantë në historikun dhe rëndësinë e Trepçës.
Qëllimi i kësaj punëtorie është trajtimi i vlerave të së kaluarës industriale të Mitrovicës, në mënyrë që të punohet drejt njohjes së saj si trashëgimi industriale.

Përgjatë punëtorisë të pranishmit u fokusuan në identifikimin e zonave të trashëgimisë industriale të Mitrovicës, propozimin e kufinjve të peizazhit historik industrial të këtij qyteti, diskutuan mbi të kaluarën dhe të ardhmen e Trepçës, si dhe njohjen e vlerave historike e kulturore të saj.
Sipas të dhënave të mbledhura përmes projekteve të realizuara përgjatë viteve të fundit nga 7Arte dhe atyre të shpalosura përgjatë këtyre ditëve, synohet që të punohet më tutje në njohjen e peizazhit industrial historik të Mitrovicës.

Eng:

At the premises of 7Arte, during the two-day workshop, “Exploring the historical industrial landscape of Mitrovica”, the identification and valorization of the industrial heritage of Mitrovica was discussed, with special emphasis on the history and importance of Trepça.
The purpose of this workshop is to deal with the values ​​of the industrial past of Mitrovica, in order to work towards its recognition as an industrial heritage.

During the workshop, the attendees focused on identifying the industrial heritage areas of Mitrovica, proposing the boundaries of the historical industrial landscape of this city, discussed the past and future of Trepça, as well as recognizing its historical and cultural values.
According to the data collected through the projects realized during the last years by 7Arte and those revealed during these days, it is intended to work further in the recognition of the historical industrial landscape of Mitrovica.

Share this Post!

About the Author : luli


Related post

  TOP