Shoqëria Civile e Mitrovicës në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm ka filluar takimet e para që do nxjerrnin rekomandime alternative rreth hapësirave publike të destinuara për sektorin e arsimit dhe kulturës në komunën e Mitrovicës.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të përpilohet një listë e rekomandimeve e cila është derivat i kërkesës së dal nga diskutimi me kompaninë INSI si dhe i nevojës për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet SHC dhe institucioneve lokale.
Të pranishmit konsideruan se është në interes të komunitetit dhe qytetit që të ruhet dhe mbrohen vlerat e objekteve që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore në Mitrovicë. Njëherit, shqyrtuan dhe analizuan disa ide lidhur me hapësirat publike që do mund të shfrytëzoheshin nga komuna për qëllime të institucioneve arsimore e kulturore.
Të pranishmit u pajtuan që të punojnë më tej në mbledhjen e argumenteve që mund të kontribuojnë në interes të zhvillimit të mëtejm të Mitrovicës dhe daljes me rekomandime sa më dobishme për qytetarët dhe të ardhmen e qytetit.
Takime të tilla ku parashihet edhe përfshirja e ekspertëve të caktuar do të mbahen edhe gjatë javëve në vijim.