Eng below
Rinia mitrovicase për trashëgiminë kulturore
Ka filluar implementimi i projektit “Rinia për trashëgiminë kulturore” i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes pakos së ringjalljes ekonomike në departamentin e Kulturës dhe të Trashëgimisë Kulturore.
Ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore, duke mundësuar gjithëpërfshirje dhe fuqizimin e të rinjve të rajonit të Mitrovicës, përmes edukimit joformal. Projekti synon që të informojë e të rrisë ndërgjegjen mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore përmes katër punëtorive, katër fokus grupeve si dhe duke i ballafaquar të rinjtë me vizita në terren, si dhe duke nxjerrë rekomandime prej tyre në një debat publik.
Projekti do të mundësoj përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në Mitrovicë të jenë pjesë e proceseve politikë-bërëse, dhe në të njëjtën kohë do të promovojë transparencën e institucioneve lokale me fokus në trashëgiminë kulturore.Të dhënat e dala nga projekti do të publikohen dhe do të dërgohen tek Komuna e Mitrovicës (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria e Integrimeve Evropiane) dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë. Projekti në fjalë do të kontribojë në arritjen e objektivës së Strategjisë për Kulturë dhe Turizëm 2018 – 2022 të komunës së Mitrovicës.
Mitrovica youth for cultural heritage
The implementation of the project “Youth for cultural heritage” has started, supported by the Ministry of Culture, Youth and Sports.
This project aims to protect and promote Cultural Heritage, enabling the inclusion and empowerment of young people in the Mitrovica region, through non-formal education. The project aims to inform and raise awareness on the importance of cultural heritage through four(4) workshops, four(4) focus groups, confronting young people with field visits, issuing recommendations from them in a public debate.
The project will enable the involvement of citizens and civil society in Mitrovica to be part of policy-making processes, and at the same time will promote the transparency of local institutions with a focus on cultural heritage. The data from the project will be published and sent to the Municipality of Mitrovica (Directorate of Culture, Youth and Sports, Directorate of European Integration) and the Regional Center for Cultural Heritage in Mitrovica. The project will contribute to achieving the objective of the Strategy for Culture and Tourism 2018 – 2022 of the municipality of Mitrovica