Rreth 50 studentë nga Fakulteti i Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, gjatë ditës së sotme janë ballafaquar me evidentimin e disa objekteve me rëndësi për Komunën e Mitrovicës duke përfshi këtu: Objektin e ish Hotelit Jadran, Shtëpinë e Xhafer Devës, Objektin e Entit Social, Objektin e ish-Bankos, Shtëpinë e Reshat Feratit, Postën e vjetër etj.

Projekti “Rinia për trashëgiminë kulturore” i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit synon të informojë e të rrisë ndërgjegjen mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore.