Misioni:
Të mbështes artistët kosovarë dhe të zhvilloj e promovoj kulturë të përbashkët evropiane.
Vizioni:
Të fuqizoj artet, kulturën dhe industrinë kreative si një forcë drejt krijimit të një rajoni gjithëpërfshirës, paqësor dhe të qëndrueshëm.
Programet:
Prej të cilave janë nxjerrë tri qëllime strategjike kyçe:
- Mbrojtja dhe promovimi i vlerave kulturore-artistike
- Fuqizimi i të rinjve në rajonin e Mitrovicës
- Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Mitrovicës
Vlerat:
7Arte eshtë një organizatë e cila në mes të aktiviteteve kulturore, artistike dhe sensibilizuese e vetëdijeson, promovon dhe zhvillon jetën socio-kulturore në regjionin e Mitrovicës e më gjerë.
Ne besojmë në një të ardhme të shëndoshë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, andaj aktivitete tona përqendrohen në ofrimin e mjediseve më gjithëpërfshirëse, informuese e rekreative, ku të rinjtë e gratë krahas argëtimit mund të zhvillojnë të menduarit kritik, rrisim pjesëmarrjen në proceset vendimarrëse, zhvillojnë një shoqëri të hapur e demokratike, si dhe të ngrisin kapacitetet e tyre profesionale e kreative.
Njëherit, ne besojmë se arti, kultura dhe mjedisi luajnë një rol të veçantë në krijimin e një harmonie multietnike, gjithëpërfshirëse ndaj zhvillimit të një shoqërie të qëndrueshme dhe të zhvilluar.
Ne besojmë në vlerat evropiane dhe njëherit besojmë se kultura, artet dhe gjithë industria kreative e prodhuar në Kosovë, vetëm se e plotëson boshllëkun e mozaikut kulturor evropian. Në botën e sotme dixhitale, artet paraqesin të paparashikuarat dhe hapin perspektiva të reja përtej zgjidhjeve të drejtuara nga tregu. Në këtë kuptim, artet dhe kultura janë një përgjigje e rëndësishme ndaj tensioneve kulturore, sociale, mjedisore, ekonomike e fetare, që ekzistojnë brenda shoqërive si në nivel rajonal po ashtu edhe atë Evropian.
Mission:
To support Kosovar artists and to develop and promote a shared European culture.
Vision:
To empower the arts, culture, and creative industries as a driving force towards building an inclusive, peaceful, and sustainable region.
Programs:
From which three key strategic goals have been derived:
- Protection and promotion of cultural and artistic values
- Empowerment of youth in the Mitrovica region
- Promotion of sustainable development in the Mitrovica region
Values:
7Arte is an organization that, through cultural, artistic, and awareness-raising activities, promotes and develops the socio-cultural life of Mitrovica and beyond.
We believe in a healthy, inclusive, and sustainable future. Therefore, our activities focus on providing more inclusive, informative, and recreational spaces where young people and women, alongside entertainment, can develop critical thinking, increase participation in decision-making processes, build an open and democratic society, and enhance their professional and creative capacities.
Furthermore, we believe that art, culture, and the environment play a unique role in fostering multiethnic harmony and inclusivity in the development of a sustainable and prosperous society.
We believe in European values and that Kosovo’s culture, arts, and entire creative industry contribute to enriching the European cultural mosaic. In today’s digital world, the arts offer the unpredictable and open new perspectives beyond market-driven solutions. In this sense, arts and culture serve as a crucial response to cultural, social, environmental, economic, and religious tensions that exist both regionally and across Europe.