Në projektin kulturor “Shala la-la-la” janë përfshirë 22 nxenësë nga shkolla fillore “Xhevat Jusufi” të fshatit Bare, të cilët përgjatë muajit Dhjetor 2012 kanë ndjekur kurse nga fusha e arteve si: trashëgimi kulturore dhe pikturë nën përkujdesjen e etnologes Nora Prekazi, dizajn grafik e punë dore nën përkujdesjen e Florentina Pllana, si dhe fotografi nën përkujdesjen e Lulzim Hoti dhe Agron Beqiri.
Si rezultat i këtij programi kulturor u arrit që për herë të parë në regjionin e Shalës, më konkretisht në qendren e re të kulturës në ketë fshat, të organizohet ekspozitë artistike me punime të realizuara nga vet të rinjtë e kësaj zone.
Ekspozitën e vizituan mëse 200 vizitorë nga fshati Bare me rrethinë, duke përfshirë nxënësit, arsimtarët, prindërit e banorët tjerë të interesuar për të parë punën e të rinjve. Mbi 20 punime artistike si pikturë e fotografi, po ashtu edhe insalacione e punë dore u prezantuan para banorëve të fshatit Bare, e po ashtu e njejta ekspozitë u bartë edhe në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë, ku u prit me mjaftë interesim.
Punimet e të rinjve nga fshati Bare, kryesisht paraqisnin motive nga trashëgimia kulturore e kësaj zone, paizazhe nga fshati Bare me rrethinë, si dhe punime kreative të vetzgjedhura nga nxënësit. Ky aktivitet ka pasur për ka per synim ngritjen e kapaciteteve per promovim te turizmit dhe trashegimise kulturore te regjionit te Shales.
Me koordinimin e Qendrës së Kulturës në Bare, Shkollës Fillore “Xhavit Jusufi” si dhe Muzeut të Qytetit në Mitrovicë, ky program kulturor arriti të aktivizojë dhe vë në pah talentet e të rinjve nga kjo zonë, duke nxjerur produkte/ punime artistike me mjaftë vlerë të cilat do i takojnë qendrës së kulturës në Bare.
Projekti “Shala la-la-la” synon të vazhdojë edhe gjatë vitit tjetër, duke u dhënë rastin edhe fëmijve tjerë të jenë pjesë e zhvillimit të mëtejmë të jetës kulturore në vend.
Projekti qe implementuar nga “7arte” dhe mbështetur nga Ambasada e Francës në Prishtinë, të cilët në fund të programit i dhuruan qendres një sasi të librave dhe lojrave për bibliotekën dhe nevojat e komunitetit.
Për më shumë fotografi, luteni të lidheni me grupin Shala la-la-la.