Me një sërë aktivitetesh duke filluar nga 12 Prill 2018, 7 Arte, Caritas Kosova, CBM dhe Caritas Italia së bashku me vullnetarët e këtyre OJQ-ve me mbështetjen e Komunës se Mitrovicës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Tokës.
Në kuadër të aktiviteteve u realizuan punëtori në shkollat e mesme dhe fillore të Mitrovicës me temën “Mbrojtja e ambientit-Ndal ndotjen me plastikë”. Gjatë punëtorive u prezentuan video mesazhe si dhe u realizua një kuiz me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndotjen që po ndodh rreth planetit kryesisht nga plastika. Nxënësit ishin shumë të kënaqur nga prezantimi dhe pohuan se mësuan shumë gjëra që nuk i dinin, gjithashtu treguan interes të madh dhe ishin vërtet aktiv gjatë kohës së diskutim. Në fund punuan kolazhe me mesazhe për Ditën e Tokës, të cilat u ekspozuan gjatë aktiviteteve në natyrë.
Më 20 Prill në parkun e qyetit u organizua ngjarje në komunitet për fëmijët duke filluar nga pastrimi I parkut përmes sportit, ekspozita e fotografive , mbjellja e luleve në vazot recikluese, pikturimi me mesazhe për mbrojtjen e ambientit, lojra dhe aktivitete për ndërgjegjësimin për mbrojtjen e ambientit. Në të njejtën kohë vullnetarët anketuan qytetarët për të mësuar se sa janë në dijeni sa i përket praktikave të të qenurit miqësor me ambientin.
Aktivitetet u përmbyllën të dielën më 22 Prill në Ditën Ndërkombëtare të Tokës ku vullnetarët së bashku me stafin e organizatave dhe të rinjët e Mitrovicës pastruan qytetin duke filluar nga objekti i komunës së Mitrovicës deri tek liqeni akumulues. Nga mbeturinat e mbledhura përgjatë rrugës krijuan vepra arti dhe në fund grupet e vullnetarëve prezantuan punimet e mesazhet e tyre.