Menu

SHPALLJE PËR PUNË

7 Arte promovon dhe zhvillon një kulturë të përbashkët evropiane, si dhe përkrah artistët Kosovar që të prezentohen denjësisht në nivelin ndërkombëtar. 

7Arte luan rolin e një qendre alternative kulturore që organizon evente kulturore, si dhe merret me zhvillimin e politikave kulturore, ndërsa në anën tjetër njihet edhe si organizatore e Festivalit Green në qytetin e Mitrovicës. Festivali Green është një festival shumëdimenzional që përmbanë një laryshmëri aktivitetesh si: performanca muzikore, ekspozita, shfaqje filmi, net poetike, debate, inervenime në hapësira publike, panaire e kurse kreative, duke i kombinuar gjitha këto drejt ngritjes së kauzave për një mjedis më të shëndosh e të qëndrueshëm në Kosovë. Në drejtim të zhvillimit të mëtejmë, 7Arte ka kënaqësinë, që për nevoja të Green Fest 10,  të ofrojë mundësi punësimi dhe zhvillimit personal e profesional për individ të përkushtuar mbi këto vlera, kreativ dhe me standarde të larta profesionale.

Pozita:               Menaxher i Marketingut / Marketing Manager

Paga:                 Konkurruese

Kohëzgjatja:       5 muaj (me mundësi vazhdimi) 

Data e fillimit:     Gusht, 2020

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Detyrat kryesore të të punësuarit do të jenë si në vijim:

Menaxhon komplet ciklin e shërbimeve të marketingut 

Krijon dhe menaxhon strategji të marketingut për nevojën e organizatës apo projektit.

Krijon dhe editon përmbajtje (“content”) për publikime, shkrime, video, ueb-faqe dhe media sociale 

Menaxhon përmbajtën dhe kanalet e komunikimit (uebfaqe, media sociale, mediat tjera, etj)

Gjeneron “marketing leads” përmes kanaleve te komunikimit / marketingun digjital

Menaxhon organizimin e PR aktiviteteve dhe ngjarjeve (events) sipas nevojës

Promovon shërbimet e organizatës në takimet me palë apo dhe online.

Zhvillon njohuri të vazhdueshme rreth organizates, projekteve, shërbimeve dhe projekteve të organizatës

Zhvillon njohuritë të vazhdueshme rreth shërbimeve të marketingut

Menaxhon aktivitetet e marketingut, kontrollon performancen (buxheti, KPI, rezultatet, etj)

Rekomandon ndryshime/përmirësime në bazë të ndryshimeve në sektorin e SHC

Kontribuon përmes punës ekipore për të realizuar rezultatet e planifikuara

Përgatit raportetet dhe jep rekomandimeve për menaxhmentin

Detyrat tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejtë.

KUALIFIKIMET MINIMALE:

Kandidati për pozitën e Zyrtar i Marketingut / Marketing Officer duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.

Përvojë paraprake në pozita të ngjashme nga 3-5 vite.

Ka njohuri te shkëlqyer ne menaxhimin e mediave sociale

Ka njohuri te shkëlqyer rreth ueb faqeve (online) me fokus tek marketingu digjital

Ka njohuiri të mira rreth Google Ads, AdsSence, dhe SEO

Fakulteti Bachelor apo MA i përfunduar në drejtime relevante (Marketing, Biznes, Ekonomi, ICT)

Kandidati duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.

Tepër ambicioz/e, energjik/e dhe i/e disiplinuar në punë

Po ashtu, si parime gjenerale kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime te kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë aftësi për të identifikuar prioritete; të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.  

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në, kopjen e diplomës së bashku me i) portofolin e punëve paraprake ose ii) një letër motivuese ne e-mail në adresën: [email protected]

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 30 korrik 2020. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP