Menu

Shpërblehen fituesit e kopshteve më të mira për vitin 2018

Për vitin e katërt me radhë është organizuar Gara për “Kopshtin më të mirë për vitin 2018”. Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “7 Arte” edhe këtë vit kanë shpallur thirrjen e hapur publike për kopshtet më të mira në kategorinë institucionale si dhe atë private. Gara ka për synim sensibilizimin e kopshteve private dhe atyre institucionale në mirëmbajtjen e oborreve dhe hapësirave të objekteve të tyre shkollore.

Komisioni vlerësues ka ndarë këto çmime sipas kategorive:

Institucionet arsimore:

vendi i parë – SHMU “Bislim Imeri” në fshatin Kçiq i Madh,

vendi i dytë – SHMU “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë dhe  SHMU “Elmaz Peci” në fshatin Rahovë, ndërsa

vendi i tretë – SHMU “Migjeni” në Mitrovicë dhe SHMU “Avdullah Shabani” në Mitrovicë.

Kopshti më të mirë  privat:

vendi i parë – Zejnullah Manxholli nga Mitrovica.

Për kopshtet më të mira, krahas mirënjohjeve, janë ndarë edhe çmime në të holla. Për vendin e parë çmimi është 200 euro, për vendin e dytë 200 euro dhe për vendin e tretë 100 euro.

Nënkryetari Faruk Mujka, fillimisht e përgëzoj drejtorin e drejtorisë së Mjedisit dhe Organizatën Joqeveritare “7 Arte” për bashkëpunimin e tyre, si dhe për këtë iniciativë mjaftë të mirë, ndërsa që fituesve u tha se me rregullimin e mirë të ambienteve të tyre, ata kanë treguar se janë të përkushtuar që të punojnë e jetojnë në ambiente të bukura dhe kështu duhet të veprojnë të gjitha institucionet dhe qytetarët.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP