Tfillo! Kjo shprehje popullore që na ka shoqëruar që nga fëmijëria, mëton të nxisë individin për të vepruar kundrejt parregullësive në të mirë të tij, mjedisit dhe shoqërisë.
Të tfillosh në kulturën tonë ka kuptime nga më të ndryshmet, por festivali ynë në bashkëpunim me komunitetin do përqendrohet në trajtimin e tfillimit në kontekstin e sjelljes së njeriut në mjedisin që na rrethon, për trajtimin e çështjeve shoqërore e mjedisore në nivelin lokal e nacional, si dhe si thirrje për kryerjen e detyrave me përgjegjshmëri.
“Green Fest” është festival multidiciplinar që ofron një laryshmëri aktivitetesh duke fuqizuar artin dhe kulturën si medium më tërheqës që do çonte më shpejt drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë mbi çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike si dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Andaj, ky edicion i “Green Fest” përmes aktiviteteve përcjellëse që do të organizohet në Mitrovicë, do të inkurajojë institucionet dhe qytetarët që të tfillojnë punët e tyre përtej barrierave, përtej vetvetes e familjes, në dobi të shoqërisë e njerëzimit, duke u siguruar qëndrueshmëri gjeneratave të ardhshme.
Tema e edicionit të sivjetmë të ”Green Fest” është motivuar nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, “Prodhim dhe Konsumim i Përgjegjshëm (SDG12), që njëherit vije si praktikë e vazhdueshme e në sinkronizim me numrin 12-të të edicionit, të festivalit.
Festivali do të organizohet përgjatë 17-23 korrik 2022 në qytetin e Mitrovicës, ndërsa programi më i detajuar do të ndahet së shpejti për publikun e gjerë.
Eng below:
Tidy Up! This expression that has been with us since childhood, tends to motivate the individuals to act against irregularities for the wellbeing of themselves, the environment and society. In our culture, the term “Tidy Up” has different meanings, but in the context that is related to the festival, by this expression is meant treating the human behavior towards environment around us, also treating environmental issues at the local and national level, and it comes as a call to perform tasks responsibly and properly. “Green Fest” is a multidisciplinary festival that offers diverse activities by empowering art and culture as the most attractive medium toward raising public awareness on environmental issues, climate change, and sustainability.
Therefore, this edition of “Green Fest” which will be organized in Mitrovica, through follow-up activities will encourage institutions and citizens to start “Tiding up“ their work beyond barriers, beyond themselves and their families, for the benefit of the society and community, and in this way by providing sustainability for the new generation.
The topic idea of this year’s edition of “Green Fest” is motivated by the Sustainability Development Goals (SDG 12) of the United Nations, known as “Responsible Production and Consumption, which at the same time comes as a continual practice which is in sync with the 12th edition of the festival.
The festival will be organized during July 17-23, 2022 in the city of Mitrovica, while the detailed program will be distributed soon to the general public.