7Arte is excited to share the fourth and final article within the project “Showcasing the Unheard” in partnership with YEE (Youth and Environment Europe), emphasizing motivational stories of the young women of Kosovo. This is the story of the versatile activist Mevlude Skuroshi.
Mevlude Skuroshi lives and works in the city of Mitrovica, one of the most politically affected cities in the north of Kosovo. She is known as one of the most active citizens, with unstoppable and tireless work for the community for consecutive years. She has achieved professional training and understanding of civil organizations in the field of activism through engagement in the GAIA organization since 2016, although at the time it still lacked something stable in Mitrovica. “After I returned in 2017 from volunteer work in Scotland, where I was for 6 months, I saw that I identified with the organization’s values, so I stayed with them.”
Since 2017, Mevlude has been engaged in the civil society sector with professional commitment and has mainly dealt with issues that belong to the city of Mitrovica. There, together with other young people active in GAIA, she launched a program of the organization in 2018. “We initiated the program for building peace, the main goal was to bring people living on both sides of the city together. In the beginning, we were nomads, we didn’t have our own office, so we moved around other people’s offices. At the same time, we had time to read the needs of the city.” Thus, in the period of the pandemic, they founded the SOCIAL SPACE FOR DECONSTRUCTION initiative together with international volunteers.
The passion for literature and eco-poetry
Mevlude’s passion remains literature; she graduated in English language and literature, and as her graduation topic she chose the environmental emergency in the poetry of the English poet Ted Hughes. “I have tried to intertwine a love of mine with a concern of mine.” When she went to Scotland as a volunteer, she had the opportunity to visit the place where her favorite poet wrote, Yorkshire (England). Mevlude speaks with admiration about Hughes and his eco-poetry. “He was curious about flora and fauna, so when he was small, he caught any living thing he found and kept it in his pockets. When he grew up, he wrote about them and said; now, instead of catching them physically, he is catching them in poetry, because he had seen the cruelty of his childish act. He has written very deep poems that understand the biology and ecology of this world.”
“For the future, I don’t know specifically what I will do, because it depends on what need will appear in the city, on what cause will have to be lobbied for.”
Mevlude says that the way she approaches problems is that after she sees the problem, she deals with it; fixes it. Besides lamenting the way the government is neglecting the environment, the idea is to work in this field and reach a step further. For example, during the month of October 2021, a new problem suddenly appeared in Mitrovica; an asphalt was laid in the city park. “We started mobilizing, contacting people, acting. The work with activism is that very often you are faced with situations that are not similar, there is no manual that teaches you how to approach it because each problem requires a different approach. We exerted pressure on the municipality, on certain inspection departments, we wrote an open letter to the municipality, a petition, contacted with the media, we had picnics on the asphalt, other actions in the park, and we even created a song entitled ‘asphalti’ (link to the song: https://www.youtube.com/watch?v=idrOdPLq8v8), a form of satire that is inspired by what happened. Later, a part of the asphalt managed to be eliminated, but a part still remained and was covered with soil, it was simply flattened. In May, we had an action where we planted flowers around the asphalt. If the municipality does not protect our common public spaces, then we have to commit ourselves. In such cases, one often remains one’s own person, so it is important not to be demotivated, and still knock on people’s doors and continue. So whenever the problem presented itself, we dealt with it, since you can’t invent the cause, but they are source things that you notice are affecting us all.”
At GAIA Mevlude has also been active on the issue of hydropower plants, at the Brefest educational festival in 2018. “From there, the connection with Mount Sharr was born, after we saw that the water courses were being affected, we got involved and together with the support of others, we managed to stop the operation of the Brezovica hydropower plant. This is a part of my work outside Mitrovica, but without a doubt this danger also affects this city.”
In the public space near SSD Mevlude together with other activists have planted an urban garden. That has helped to create a connection with the community, through something very important, such as food. “Among other things, since 2020 we have organized actions against climate change in the city square, we have walked with banners in the form of a peaceful protest with our slogans that respond to global problems but also to those in a local context. Even in SSD we show films, there we promote revitalization, urban gardens, etc.”
Social and political barriers
Regarding the challenges in her country, Mevlude says that: “We lack mobilization, for people to come together in a literal way, we lack civic awareness as common members of a public space. People don’t see general problems as their own, it’s a cliché that everyone complains that no one is solving the problems.” She also lobbies for support from political leaders. “I can shout without a problem, I can be heard as much as possible, but at some point my potential ends, I can’t take the excavator to remove the asphalt, I need the cooperation of the legislators. Politicians should engage people of the field, they should include environmental and climate issues as part of the agenda, but not only formally. Not only to be heard mentioning the environment, but also to be an important factor in that field. We are a post-industrial city, with polluted rivers, and the municipality needs a lot of work in this direction.”
Mevlude emphasizes that work should be done towards the awareness of young people. “At school, environmental and climate lessons should be more present, not only in the theoretical but also the practical dimension. The idea is not only to organize an excursion to bring the children closer to nature, but also to plant a garden, preserve the existing trees and so on. While for many young people cutting trees is a means of survival in our country, we can help plant new trees. We need people of the field, who are professionally prepared for environmental issues, to let young people know that they have the right to demand from the legislators the quality of public space.”
“Active people that stand by me are my biggest motivation”
Mevlude’s message, especially for young people, is: “You should read, watch documentaries, move a little, you don’t need to go abroad, it’s enough to meet people from other cities and villages, observe, get to know the city, you must convey the municipality and the authorities and educate yourself in terms of civic engagement.”
As for her motivation, Mevludja says that: “What keeps me motivated are the people around me, not those who tell me ‘good luck’, but those who tell me what I can do, people who want to commit.” This is not a job that requires merit, or work for pleasure, this is a job that must be done, it does not matter if you have a motive or not.”
…………………………….
Përkthimi në shqip:
Aktivistja që lexon nevojat e qytetit të saj
7Arte është e ngazëllyer të ndajë artikullin e katërt dhe të fundit në kuadër të projektit “Showcasing the Unheard” në partneritet me YEE (Youth and Evironment Europe), që thekson lëvizjet lokale të grave të reja të Kosovës. Kjo është historia e aktivistes së gjithanshme Mevlude Skuroshi.
Mevlude Skuroshi jeton dhe vepron në qytetin e Mitrovicës, një prej qyteteve më të prekura politikisht në veriun e Kosovës. Ajo njihet si një prej qytetareve më aktive, me punë të pandalshme e të palodhshme për komunitetin për vite rradhazi. Formimin profesional dhe kuptueshmërinë e organizatave civile në fushë të aktivizmit e ka arritur përmes angazhimit në organizatën GAIA nga viti 2016, megjithëse s’ka pasur diçka të qëndrushme në Mitrovicë. “Pasi jam kthyer në 2017 prej punës vullnetare në Skoci, ku isha per 6 muaj, e kam parë që jam identifikuar me vlerat e organizatës, andaj kam qëndruar me ta.”
Prej vitit 2017 Mevludja është angazhuar në sektorin e shoqërisë civile me angazhim profesional dhe është marrë kryesisht me çështje që i përkasin qytetit të Mitrovicës. Atje ajo bashkë me të rinj të tjerë aktiv në GAIA ka nisur një program të organizatës në vitin 2018. “Kemi inicuar programin për ndërtim të paqes, qëllimi kryesor ka qenë përafërimi i njerëzve që jetojnë në të dy anët e qytetit. Në fillim kemi qenë nomad, s’kemi pasur zyre tonën andaj kemi lëvizur nëpër zyre të të tjerëve. Njëheri kemi pasur kohë të lexojmë nevojat e qytetit.” Kështu në periudhën e pandemisë ata kanë themeluar nismën SOCIAL SPACE FOR DECONSTRUCTION së bashku me vullnetarë ndërkombëtar.
Pasioni për letërsi dhe eko-poezi
Pasioni i Mevludes mbetet letërsia, e diplomuar në gjuhën dhe letërsinë angleze, ajo si temë diplome ka përzgjedhur pikërisht emergjencën mjedisore në poezinë e poetit anglez Ted Hughes. “Jam munduar të gërshetoj një dashuri timen me një shqetësim timin.” Kur ka shkuar në Skoci si vullnetare, ajo ka pasur rastin të vizitoj edhe vendin ku ka shkrujtur ky poet i saj i preferuar, në Yorkshire (Angli). Mevludja flet me admirim për Hughes dhe eko-poezinë e tij. “Ai ka qenë kurioz për botën shtazore e bimore, kështu kur ishte i vogël çfarëdo gjallese që ka gjetur e ka zënë dhe e ka mbajtur në xhepa. Kur është rritur, ka shkruajtur për to dhe ka thënë; tash në vend se me i zënë fizikisht po i zë në poezi, se e ka parë mizorinë e aktit të tij fëmiror. Ai ka shkruar poezi shumë të thella që e kuptojnë biologjinë edhe ekologjinë e kësaj bote.”
“Për të ardhmen nuk e di specifikisht se çka do të bëjë, për shkak se varet se çfarë nevoje do të shfaqet në qytet, mbi çfarë kauze do të duhet të lobohet.”
Mevludja shprehet se mënyra si ajo i qaset problemeve është që pasiqë e sheh problemin, merret me të; e ndreq. Përveq të qahen halle për mënyrën se si pushteti po neglizhon ambientin, ideja është të punohet në këtë fushë edhe të arrihet një hap tej. Për shembull, gjatë muajit tetor 2021, papritmas u shfaq një problem i ri në Mitrovicë; u shtrua një asfalt në parkun e qytetit. “Ne filluam të mobilizohemi, të kontaktojmë njerëz, si e çka të veprojmë. Puna me aktivizëm është se shumë shpesh ballafaqohesh me situata që s’janë të ngjashme, s’ka manual që të mëson si të qasesh për shkak se secili problem kërkon qasje të ndryshme. Kemi ushtruar presion në komunë, tek drejtoritë e caktuara të inspekcionit, kemi shkruajtur letër të hapur drejtuar komunës, peticion, kontakt me media, piknik mbi asfalt, aksione të tjera në park, madje e kemi realizuar një këngë që titullohet asfalti (linku për këngën: https://www.youtube.com/watch?v=idrOdPLq8v8), një formë satire që është frymëzuar nga ajo çfarë ka ndodhur. Më vonë një pjesë e asfaltit arriti të eleminohej, mirëpo një pjesë ende ka mbetur edhe është mbuluar me dhe, thjesht është rrafshuar. Në maj e kemi pasur një aksion ku kemi mbjellur lule rreth asfaltit. Nese komuna nuk na i mbron hapësirat e përbashkëta publike, atëherë ne duhet të angazhohemi vet. Në kësi kauza shpeshherë mbetet njeriu vet, andaj është me rëndësi mos të demotivohemi, e prapë me trokitet në derë të njerëzve edhe të vazhdohet. Pra kurdo që u paraqit problemi, ne jemi marrë me të, pasi që kauza nuk mund të shpikësh, mirëpo janë gjëra burimore që ti e vëren që na ndikojnë të gjithëve.”
Në GAIA Mevludja është aktivizuar edhe për çështjen e hidrocentraleve, në festivalin edukativ Brefest në vitin 2018. “Prej aty ka lindur lidhja me malin Sharr, pasi e kemi parë që po cenohen rrjedhat ujore jemi angazhuar dhe bashkë me përkrahjen e të tjerëve kemi arritur të ndalojmë operimin e hidrocentralit Brezovica. Kjo është një pjesë e punës time jashtë Mitrovicës, mirëpo pa dyshim ky rrezik e prek edhe këtë qytet.“
Tek hapësira publike në afërsi me SSD Mevludja së bashku me aktivistët e tjerë e kanë mbjellur një kopsht urban. Kjo ka ndihmuar që të krijohet lidhje me komunitetin, përmes diçkaje shumë të rëndësishme siç është ushqimi. ”Ndër të tjera, prej vitit 2020 kemi organizuar aksione kundër ndryshimeve klimatike në sheshin e qytetit, kemi ecur me pankarta në formë të një proteste të qetë me slogane tona që i përgjigjen problemeve botërore por edhe atyre në kontekst lokal. Edhe në SSD shfaqim filma, aty promovojmë rivitalizimin, kopshtet urbane etj.”
Barrierat shoqërore e politike
Për sfidat në vendin e saj, Mevlude shprehet se: “Tek ne mungon mobilizimi, që njerëzit të bëhen bashkë në mënyrë të mirëfilltë, mungon vetëdija qytetare si pjesëtarë të përbashkët të një hapësire publike. Problemet e përgjithshme njerëzit nuk i shohin si probleme të tyre, është klisheja që krejt ankohen që askush nuk po i zgjidh problemet.” Ajo lobon edhe për mbështjete nga udhëheqësit politik.“Une mundem të bertas pa problem, mundem sa më shumë të ndëgjohem, mirëpo dikur potenciali im përfundon, unë s’mundem t’a marrë bagerin që t’a largoj asfaltin, më duhet bashkëpunimi i ligjvënësve. Politikanët duhet të angazhojnë njerëz të fushës, ata duhet të fusin çështjet ambientale e klimatike si pjesë të agjendës, por jo vetëm formalisht. Jo vetëm të ndëgjohen duke e permendur mjedisin, por edhe të jenë faktor me rëndësi në atë fushë. Jemi një qytet post industrial, me lumenj të ndotur dhe duhet shumë punë nga komuna në këtë drejtim.”
Mevludja thekson se duhet të punohet drejt vetëdijësimit të të rinjëve. “Në shkollë duhet që mësimet ambientale e klimatike të jenë më të pranishme, jo vetëm në dimensionin teorik por edhe atë praktik. Ideja nuk është të organizohet vetëm ekskurzion që të afrohen fëmijët me natyrën, mirëpo p.sh të mbjellet një kopsht, të ruhen drunjët ekzistues e tutje. E përderisa për shumë të rinj tek ne prerja e drunjëve është mbijetesë për ta, ne mundemi me ndiku duke mbjellur drunj të rinj. Na nevojiten njerëz të fushës, që janë profesionalisht të përgatitur për çështje ambientale që të ja bëjnë të rinjëve të ditur se kanë të drejt të kërkojnë prej ligjvënësve kualitet të hapësirës publike.”
“Njerëzit aktiv që qëndrojnë krahas meje janë motivimi im më i madh”
Mesazhi i Mevludes, në veçanti për të rinjët është: “Duhet të lexoni, të shikoni dokumentar, të levizni pak, s’ka nevoj vetem të dilni jasht shtetit, mjafton të takoni njerëz të qyteteve e fshatrave të tjera, të observoni, të njihni qytetin, duhet të percillni komunën e pushtetarët dhe të edukoheni në aspektin e angazhimit qytetar.”
Ndërsa për motivimin e saj Mevludja shprehet se: “Çka më mbanë të motivar janë njerëzit përreth, jo ata që më thojnë ‘të lumtë’, por ata që më thojnë çka mund të bëjë, njerëz që dëshirojnë të angazhohen. Kjo nuk është ndonjë punë që kërkon merita, ose punë qejfi, kjo është një punë që duhet të bëhet, s’vjen në shprehje a ke apo s’ke motiv.”