Organizata 7Arte në kuadër të projektit “Zhvillimi i Strategjisë së 7Arte” hapë thirrjen për një (1) ekspert të jashtëm për fasilitimin e punëtorisë dhe hartimin e Strategjisë së Organizatës 7Arte.
Projekti “Zhvillimi i Strategjisë së 7Arte” mbështetur nga programi DSP, synon të arrijë këto rezultate:
- Partneritet i qëndrueshëm në mes institucioneve publike (Komunës së Mitrovicës) dhe shoqërisë civile në fushën e artit dhe kulturës.
- Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje në fushën e artit dhe kulturës.
- Kapacitete insititucionale të ngritura drejt qëndrueshmërisë së organizatës.
- Kapacitete të përmirësuara për strategjinë e organizatës
Termat e Referencës
Objektivi
Fasilitimi dhe mbështetja profesionale drejt hartimit të Strategjisë së Organizatës.
Detyrat
Eksperti/ja do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me stafin punues të organizatës 7Arte, për realizimin e detyrave të mëposhtme:
- Fasilitimin e punëtorisë ( dy ditore) me stafin e brendshëm të organizatës
- Përpilimi i agjendës punuese
- Hartimin e Draft-Strategjisë
- Rishikimi i dokumenteve punuese në vazhdimësi gjatë periudhës së zbatimit të projektit.
Organizata kontraktuese (7Arte) do t’u sigurojë ekspertit/es të gjithë informacionin/ dokumentet e nevojshme për t’u njohur me qëllim dhe përmbushjen e detyrave të mësipërme.
Periudha e zbatimit të detyrave
Punëtoria parashihet të mbahet me datën 12 dhe 13 Maj, 2018.
Kualifikimet dhe aftësitë e ekspertit/es:
– Të jetë i/e diplomuar në fushën përkatëse
– Njohja e mënyrës së operimit apo funksionimit të OJQ’ve;
– Eksperienca të mëparshme në draftimin e strategjive për nevoja të organizatave;
– Aftësi organizuese, planifikim dhe përmbushje të afateve kohore;
Mënyra e aplikimit
Të gjithë të interesuarit/at ftohen të dërgojnë CV-në, në adresën elektronike të 7Arte:
Pyetjet rreth kësaj thirrje dhe aplikimit mund t’i drejtoni poashtu tek adresa elektronike:
APLIKIMI MBYLLET ME DATËN: 22 PRILL, 2018
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – I financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”
.